Rektori Temaj po merr pjesë në punimet e Forumit Evropian të Sigurimit të Cilësisë 2019 në Berlin

21 Nëntor 2019

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren i shoqëruar nga anëtari i KD Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina dhe koordinatori i sigurimit të cilësisë në UPZ, Jasmin Jusufi po marrin pjesë në Forumin Evropian të Sigurimit të Cilësisë (EQAF) në Berlin, Gjermani. Ky forum  ofron një platformë për diskutim, zhvillim profesional dhe shkëmbim të përvojave midis palëve kryesore të interesit në sigurimin e cilësisë (QA). Në mënyrë të veçantë, Forumi do të jetë me interes për rektorët, prorektorët , zyrtarët e kyçur në sigurimin e cilësisë si dhe studiuesit që punojnë në arsimin e lartë ose fushën e sigurimit të cilësisë.

Rektori Temaj theksoi se pjesëmarrja e përfaqësuese të UPZ në punimet e këtij forumi evropian të cilësisë, është shumë e rëndësishme pasi që UPZ ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme të zhvillimit, duke i dhënë prioritet vendosjes së një sistemi të qëndrueshëm të sigurimit të cilësisë duke u bazuar në përvojat më të mira evropiane.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"  Këshilli Drejtuesi i Universitetit "Ukshin Hoti", të premten mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi kryesuesi i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari. Mbledhja kishte këtë rend dite: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, raporti i rektorit për të arriturat dhe sfidat e universitetit dhe shqyrtimi i kërkesave të ndryshme drejtuar KD-së.    "

Këshilli Drejtuesi i Universitetit

Këshilli Drejtuesi i Universitetit "Ukshin Hoti", të premten mbajti mbledhjen e radhës.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari. Mbledhja kishte këtë rend dite: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, raporti i rektorit për të arriturat dhe sfidat e universitetit dhe shqyrtimi i kërkesave të ndryshme drejtuar KD-së.