KONFERENCË SHKENCORE PËR NDER TË AKADEMIK IDRIZ AJETI

Konferenca do t’i zhvillojë punimet, më 15 maj 2014 në mjediset e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Ukshin Hoti”, në Prizren. Pjesëmarrja e kandidatëve është e kufizuar ndërmjet 20 – 25 studiuesve. Konferenca do të zhvillohet në dy seanca, duke filluar nga ora 09:00 – 19:00. Kumtuesit do të kenë 15 minuta për referim. Për pjesëmarrësit e konferencës jashtë Kosovës do të sigurohet akomodimi në hotel më 7 - 8. 5. 2014.

Të gjithë pjesëmarrësit titullin e kumtesës duhet ta dërgojnë deri më 1 mars 2014, ndërsa studimin e plotë, jo më pak se një tabak (28.000 karaktere), të redaktuar sipas parametrave (të cilat i keni të bashkangjitura), deri më 15 prill 2014. Studimet e juaja duhet t’i dërgoni në kontaktin elektronik: shkelqim.millaku@uni-przren.com

Programi përfundimtar i Konferencës do të publikohet më 02.05.2014.

Pas Konferencës, të gjitha kumtesat do të përmblidhen në një vëllim dhe do të botohen.

Studiuesit që kanë qenë të përfshirë në program dhe nuk kanë prezantuar, pra nuk kanë qenë pjesë e konferencës, atyre nuk do të ju botohet studimi.

 

Këshilli Organizues

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas