Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

K O N K U R S

07 Maj 2018

 

Duke u mbështetur në dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” nr. 04-V-621 të datës 30.05.2013 dhe dispozitave ligjore në fuqi, Këshilli Drejtues i Universitetit në mbledhjen e mbajtur më 20.04.2018 mori vendim për të shpaluar:

K O N K U R S

Për lirimin nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren për vitin akademik 2017/2018

Të drejtë aplikimi për lirim nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2017/2018 kanë:

  • 1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale;
  • 2. Studentët, të cilët janë invalidë ose veteranë të luftës;
  • 3. Studentët, që kanë mbetur pa njërin prind si pasoj e luftës dhe fëmijët e Invalidëve ose veteranëve të luftës;
  • 4. Studentët me aftësi të kufizuara fizike;
  • 5. Studentët e të njëjtit prind i cili ka dy (2) e me shumë studentë të rregullt në studime në Universitetet publike të Kosovës.

Të gjithë studentët duhet t’i paraqesin:

- Kërkesën për lirimin nga pagesa e semestrit (formaular i aplikimit);

- Vërtetimin e studimeve për vitin akademik 2017 – 2018;

- Kopjen e letërnjoftimit;

- Kopjen e kartelës së llogarinë bankare (personale) si dhe

- Fletëpagesat e semestrave për të cilët aplikon.

  1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale, i paraqesin edhe:

  1. Kopjen e vërtetuar të vendimit të ndihmës sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ;
  2. Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të ndihmës sociale;
  3. Certifikatën e lindjes së studentit/ës.

  1. Studentët, të cilët janë invalidë ose veteranë të luftës i paraqesin edhe:

a. Kopjen e vërtetuar të vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale;

  1. Studentët, që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës dhe fëmijët e Invalidëve ose veteranëve të luftës i paraqesin edhe;

a. Kopjen e vërtetuar të vendimit nga MPMS për njohjen e statusit të familjes së dëshmorit, viktimës civile, invalidëve dhe veteranëve.

b. Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të statusit të familjes së dëshmorit/viktimës civile;

c. Certifikatën e lindjes së studentit/ës.

  1. Studentët me aftësi të kufizuara fizike i paraqesin edhe:

a. Kopjen e vërtetuar të vendimit për njohjen e statusit person me aftësi të kufizuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ose nga shoqatat e licencuara të personave me aftësi të kufizuara;

  1. Studentët e të njëjtit prind duhet të paraqesin:

a) Certifikatën e lindjes së studentëve;

b) Vërtetimet e të gjithë studentëve për regjistrimin në vitin akademik 2017/2018.

Dorëzimi i dokumentacionit bëhet në zyrën nr. 526, administrata qendrore, zyra e personelit.

Kërkesat dhe dokumentacioni i pranuar zyrtarisht nga zyra nr. 526 i dorëzohet Komisionit për vlerësim dhe verifikim të dokumentacionit të formuar nga Këshilli Drejtues.

Afati për konkurrim është prej datës 07. 05. 2018 e deri më 21. 05. 2018.

Format e nevojshme për konkurrim gjenden në ueb-faqen e Universitetit të Prizrenit: www. uni-prizren.com dhe në Zyrën nr. 526.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së