Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Vendimi i komisionit dhe lista e studentëve të liruar nga pagesa e semestrit.

24 Korrik 2018

Bazuar në vendimin nr. 01-128/2018 të Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” për shpalljen e konkursit nr. 01-144 për lirim nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2017/18 si dhe vendimin nr. 01-129/2018; duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi; Komisioni profesional në përbërje të plotë: Dr. Parim Kosova-kryesues, Prof.ass.dr. Soner Yildirim, z. Burim Berisha, z. Skender Kokollari dhe z. Arianit Berisha (anëtar), pas vlerësimit të dokumentacionit të aplikantëve për lirim nga pagesa e semestrit, marrin këtë:

V E N D I M

  • Të gjithë studentët të cilët gjenden në listën e bashkangjitur janë përfitues sipas konkursit për lirim nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2017/18 përkatësisht të njëjtëve do ti rimbursohen mjetet në llogaritë e tyre personale për pagesën e bërë në vitin akademik të përmendur më lartë.
  • Për studentët të cilët kanë paguar vetëm një semestër në vitin akademik 2017/18 rimbursimi bëhet vetëm për semestrin e paguar
  • Studentët që aplikuan dhe nuk janë në listë, nuk i plotësojnë kriteret në bazë të dispozitave ligjore në fuqi për lirim nga pagesa e semestrit.
  • Ky vendim hynë në fuqi menjëherë.

Këshillë Juridike:

E drejta e ankeses kundër këtij vendimi është në afat prej 8 ditësh nga data e publikimit të vendimit.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së