Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Konkurs për angazhimin e personelit akademik në bazë të nevojave të njësive akademike

31 Gusht 2018

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren shpall:

 

KONKURS

PËR ANGAZHIMIN E PERSONELIT AKADEMIK NË BAZË TË NEVOJAVE TË NJËSIVE AKADEMIKE

Angazhimi me honorar i personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit  për Arsimin e Lartë, Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”, Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës nr. 03/L-212, dhe Rregulloreve të brendshme të universitetit.

a) Kushtet e përgjithshme për angazhim

1. Personeli i jashtëm akademik mund të angazhohet në UUHP për një periudhë të caktuar kohore, me qëllim të realizimit të veprimtarisë arsimore e shkencore mbi bazën e një konkursi publik për bashkëpunëtorë të jashtëm (me honorar). Angazhimi nuk nënkupton sipas këtij konkursi themelimin e marrëdhënies së rregullt të punës e as pagesë me automatizëm gjatë periudhës për të cilën angazhohet.

2. Angazhimi me honorar i bashkëpunëtorëve të jashtëm bëhet në mënyrë transparente në përputhje me Rregulloren për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm.

b) Fondi i orëve mbinormë (honorar) dhe kohëzgjatja e kontratës

1. Sipas nenit 14 të Rregullorës për të Ardhura Personale nr. 01-121, bashkëpuntorët e jashtëm – të angazhuarit dhe profesorët jasht UUHP-së, por me tituj të barazvlershëm në universitete publike, për ligjerata mund të mbajnë deri në 6 orë në javë. Përjashtimisht ligjeruesit e angazhuar në gjuhën turke dhe boshnjake mund të mbajnë deri në 8 orë në javë.

Bashkëpuntorë – të angazhuar për ushtrime ( pa thirrje akademike në universitetet publike) mund të mbajnë deri në 8 orë në javë.

2. Kandidatët të cilët do të përzgjidhen në kuadër të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie dhe ushtrime, do të pajisen me kontrata pune me honorar (varësisht nga fondi i orëve që ka) për periudhën nga 01. 10. 2018 – 31. 01. 2019.

3. Kompensimi do të bëhet në përputhje me raportin e orëve të realizuara gjatë semestrit të caktuar, i cili vërtetohet nga njësia akademike përkatëse, por jo më shumë se fondi i orëve i përcaktuar sipas rregullores në fuqi për të ardhurat personale të personelit akademik të UUHP-së. Kompensimi bëhet vetëm nga kategoria ekonomike paga dhe meditje.

4. Personeli i angazhuar që ka thirrje akademike: Prof. i rregullt, Prof. i asociuar; Prof. asistent dhe Ligjërues, përveç orëve të ligjëratave të mbajtura, i kompensohen edhe orët e ushtrimeve në raport 2:1 ( 2 orë ushtrime = 1 orë ligjëratë) në kuadër të normës së paraparë.

5. Në kuadër të kontratës me honorar është përfshirë edhe mbajtja e provimeve dhe angazhimet e tjera, si: konsultimet me studentë dhe mbajtja provime në tri afate të rregullta dhe deri në dy afate të jashtëzakonshme (nëse e lejon Senati).

6. Të gjitha kontratat e përkohshme të angazhimit me honorar do të jenë të bazuara në dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”, rregullores në fuqi për të ardhura personale të personelit akademik të UUHP-së dhe në Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës nr. 03/L-212.

7. Një mësimdhënës mund të angazhohet për dy ose më shumë lëndë të së njëjtës fushë në njësitë akademike, duke mos e tejkaluar normën e plotë.

c) Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

- Kërkesa për aplikim dhe CV-ja;

- Certifikata e lindjes;

- Certifikata penale (vërtetim nga gjykata që nuk jeni nën hetime);

- Kopja e diplomës përkatëse e noterizuar nga organi kompetent (kandidatët që kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet të sjellin edhe vendimin e nostrifikimit të diplomës përkatëse: bachelor, master/ magjistraturë, doktoraturë);

- Kandidatët të cilët aplikojnë për pozitën e asistentit, lektorit apo korepetitorit, duhet të sjellin edhe certifikatën e notave të studimeve bachelor dhe master;

- Dëshmi për publikime shkencore e profesionale, si dhe informata të tjera specifike shtesë;

- Dëshmi për angazhime në UUHP (nëse kanë qenë të angazhuar më parë) ose në ndonjë institucion tjetër (të akredituar) të arsimit të lartë;

- Kandidatët që nuk kanë shtetësi të Republikës së Kosovës, duhet të sjellin dëshminë e lejeqëndrimit. Nëse nuk kanë qëndrim rezident në Republikën e Kosovës, të sjellin një deklaratë nën betim që nuk janë banorë rezident në Republikën e Kosovës.

- Dëshmia për njohjen e gjuhëve të huaja (njohja e gjuhës angleze ose e ndonjë gjuhe tjetër të huaj përbën përparësi).

· Stafi i rregullt akademik i universiteteve publike në Republikën e Kosovës të cilët shprehin interesin për angazhim në UUHP përveç dokumentacionit të përmendur më lart duhet të sjellin edhe leje-konfirmim nga ana e rektorit të Universitetit prej nga vijnë.

I) FAKULTETI I EKONOMISË

1. Një mësimdhënës për lëndën: Matematikë (2 orë), dhe Matematikë afariste (4 orë);

2. Një mësimdhënës për lëndën: Anglishtja afariste 1 (2 orë), Gjuhë angleze 3 (1 orë);

3. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë turke 1 (3 orë);

4. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë gjermane 1 ( 2 orë);

5. Një mësimdhënës për lëndën: Marrja e vendimeve biznesore (4 orë);

6. Një mësimdhënës për lëndën: Raportimi financiar 1 (4 orë);

7. Një mësimdhënës për lëndët: Kontabiliteti i tatimeve (4 orë);

8. Një mësimdhënës për lëndën: Sistemi informativ i kontabilitetit (4 orë);

9. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë angleze 1 (4 orë);

10. Një mësimdhënës për lëndën: Zhvillimi në karrierë ( 2 orë);

11. Një mësimdhënës për lëndën: E drejta biznesore (4 orë);

12. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë angleze 2 (6 orë);

13. Një mësimdhënës për lëndën: Sistemi informativ në biznes (3 orë);

14. Një mësimdhënës për lëndën: Logjistika dhe distribuimi (2 orë, Msc.);

15. Një mësimdhënës për lëndën: SPSS Anova (4 orë);

16. Një mësimdhënës për lëndën: Menaxhimi i riskut në agrikulturë (2 orë);

17. Një mësimdhënës për lëndën: Kontabiliteti menaxherial i avancuar (2 orë);

18. Një mësimdhënës për lëndën: Raportimi financiar i avancuar (2 orë);

19. Një mësimdhënës për lëndën: Hyrjet në ligjet e kompanive (2 orë);

20. Një mësimdhënës për lëndën: Ligji i insolvencës (2 orë);

21. Një mësimdhënës për lëndën: Etika profesionale (2 orë);

22. Një asistent për lëndën: Anglishtja afariste 1 (2 orë);

23. Një asistent për lëndën: Gjuhë turke 1 (3 orë);

24. Një asistent për lëndën: Gjuhë Gjermane 1 (4 orë);

25. Një asistent për lëndën: Marrja e vendimeve biznesore (2 orë);

26. Një asistent për lëndën: Raportimi financiar 1 (4 orë);

27. Një asistent për lëndën: Auditimi (2 orë);

28. Një asistent për lëndën: Kontabiliteti i tatimeve (4 orë);

29. Një asistent për lëndët: Sistemi informativ i kontabilitetit (4 orë);

30. Një asistent për lëndën: Gjuhë angleze 1 (3 orë);

31. Një asistent për lëndën: Zhvillimi në karrierë (2 orë);

32. Një asistent për lëndën: Menaxhimi i operacioneve (2 orë);

33. Një asistent për lëndën: E drejta biznesore (2 orë);

34. Një asistent për lëndën: Sjellja e konsumatorit (1 orë);

35. Një asistent për lëndën: Gjuhë angleze 3 (2 orë);

II) FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

a) Në gjuhën shqipe:

1. Dy mësimdhënës për lëndën: Matematika 1 (SD dhe TIT, sem I);

2. Një mësimdhënës për lëndët:Media e re dhe Multimedia (SD, Sem I), Bazat e Bartjes së Informacionit (TIT, Sem I).

3. Një mësimdhënës për lëndët: Inxhinjeria Softuerike (TIT Sem III), Menaxhimi i Informacionit (Z, TIT Sem V);

4. Një mësimdhënës për lëndët: Pajisjet Elektronike (TIT sem III), Takime dhe Negociata ( Z, SD. sem. V);

5. Një mësimdhënës për lëndën: Matematika e Avancuar për Shkenca Kompjuterike ( Msc. Sem I);

6. Një mësimdhënës për lëndën: Principet e Avancuara të Gjuhëve Programuese( Msc. Sem I);;

7. Një mësimdhënës për lëndët: IT dhe Ndërmarrësi (Z, SD dhe TIT Sem. I);

8. Një mësimdhënës për lëndët: Mekatronikë (Z. Msc. Sem. III), 3D Modelimi dhe Animacioni (Z, SD Sem. III), Kërkime Operacionale (Z, SD, Sem.V);

9. Një mësimdhënës për lëndën: Machine Learning (Z. SD Sem III), Finite Automata and Formal Languages (Z, TIT Sem.V);

10. Dy mësimdhënës për lëndët: Anglishtja për Shkenca Kompjuterike I (Z. SD, Sem. I),(Z. TIT Sem. I), Anglishtja për Shkenca Kompjuterike III (Z. SD, Sem. III),(Z. TIT Sem. III);

11. Një mësimdhënës për lëndën: Hyrje në Rrjeta (Z. SD dhe TIT, Sem.I);

12. Katër asistentë: Për grup lëndësh.

b) Në gjuhën turke:

1. Një mësimdhënës për lëndën: Matematika 1 (sem. I );

2. Një mësimdhënës për lëndët: Programimi, Dizajni dhe Analiza e Orientuar në Objekte, Software Engineering, Sistemete e Databazave (Sem. I, Sem. III, Sem. III, Sem V);

3. Një mësimdhënës për lëndët: Anglishtja për Shkenca Kompjuterike I (Z. Sem. I), Anglishtja për Shkenca Kompjuterike III (Z. Sem. III);

4. Një mësimdhënës për lëndët: Teknologji Digjitale, Bazat e Bartjes së Informacionit, Metodat e Transmetimit, Paisjet Elektronike (Sem. I, Sem. I, Sem. III, Sem. III);

5. Një mësimdhënës për lëndët: Siguria në Rrjetat e IT-së, Teknologjitë te IP dhe rrjetat e Avancuara, Mjetet për Siguri në Internet (Sem. V, Sem. V, Sem. V);

6. Një mësimdhënës për grup lëndësh zgjedhore;

7. Tre asistentë për grup lëndësh.

c) Në gjuhën boshnjake:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Teknologji Digjitale, Siguria në Rrjetet e IT-së, Mjetet për Siguri në Internet (Sem. I, Sem. V, Sem. V), Sistemet Opertive dhe Menaxhimi i Sistemeve, Metodat e Hulumtimit (Sem. I, Sem. IV);

2. Një mësimdhënës për lëndët: Programimi, Software Engineering, Sistemet e Databazes (Sem. I, Sem. III dhe Sdem. IV);

3. Një mësimdhënës për lëndët: Matematikë 1, Mikrokontrollerët, Pajisjet Elektronike (Sem. I, Sem. III, Sem. III);

4. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e Barjes së Informacionit, Metodat e Transmetimit, Dizajni dhe Analiza e Orientuar në Objekte, Teknologjitë te IP dhe rrjetat e Avancuara (Sem. I, Sem. III, Sem. III, Sem. V);

5. Një mësimdhënës për lëndët: Anglishtja për Shkenca Kompjuterike 1 (Z. TIT Sem. I) dhe Anglishtja për Shkenca Kompjuterike 3 (Z. TIT Sem III);

6. Një mësimdhënës për grup lëndësh zgjedhore;

7. Tre asistentë: Për grup lëndësh.

III) FAKULTETI I JURIDIKUT

1. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta Kushtetuese I (pjesa e përgjithshme normative), 3 orë ligjerata, (Obligative);

2. Një mësimdhënës për lëndën: Historia e Shtetit në Përgjithësi dhe në Veçanti e Shtetit Shqipëtar, 6 orë ligjërata (O);

3. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë Angleze 1(juridike), 2 orë ligjerata (O);

4. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë Gjermane, 2 orë ligjerata (O);

5. Një mësimdhënës për lëndën: Sociologji Juridike, 2 orë ligjerata (Zgjedhore);

6. Një mësimdhënës për lëndën: Psikologji Gjyqësore, 2 orë ligjerata (Z);

7. Një mësimdhënës për lëndën: Kompetencat Ndërkulturore, 2 orë ligjerata (Z);

8. Një mësimdhënës për lëndën: Hyrje në Ekonomi, 2 orë ligjerata (Z);

9. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta Penale 1, 6 orë ligjerata (O);

10. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta Biznesore, 2 orë ligjerata (Z);

11. Një mësimdhënës për lëndën: Metodologjia dhe Shkrimi Ligjor, 3 orë ligjerata(Z);

12. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta e Falimentimit 2 orë ligjerata (Z);

13. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta e Procedurës Civile 1(pjesa kontestimore), 6 orë ligjerata (O);

14. Një mësimdhënës për lëndën: Mbrojtja e Konsumatorit, 6 orë ligjerata (O);

15. Një mësimdhënës për lëndën: Mjekësia Ligjore, 6 orë ligjerata (O);

16. Një mësimdhënës për lëndën: E drejta Konsullore dhe Diplomatike, 2 orë ligj. (Z);

17. Një mësimdhënës për lëndën: Financat dhe e Drejta Financiare, 3 orë ligjerat(O);

18. Një mësimdhënës për lëndën: Teoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, 3 orë ligjerata (Z);

19. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta e Pronësisë Intelektuale, 2 orë ligjerata(Z);

20. Një mësimdhënës për lëndën: Administrimi Lokal, 2 orë ligjerata (Z);

21. Dy asistent për lëndët: E Drejta Kushtetuese 1 (pjesa e përgjithshme normative), 8 orë ushtrime(O),dhe për lëndën Administrimi Lokal, 1 orë ushtrime (Z), Kompetencat Ndërkulturore, 1 orë ushtrime (Z), Sociologji Juridike, 1 orë ushtrime (Z), Psikologji Gjyqësore, 1 orë ushtrime (Z);

22. Një asistent për lëndën: Gjuhë Angleze 1 (juridike), 2 orë ushtrime (O);

23. Një asistent për lëndën: Gjuhë Gjermane, 2 orë ushtrime (Z);

24. Një asistent për lëndën: E Drejta Civile (pjesa e përgjithshme), 6 orë ushtrime (O);

25. Një asistent për lëndën: E Drejta Penale 1, 6 orë ushtrime (O);

26. Një asistent për lëndët: E Drejta Biznesore, 1 orë ushtrime (Z), Hyrje në Ekonomi, 1 orë ushtrime (Z), E Drejta e Falimentimit, 1 orë ushtrime (Z), Financat dhe e Drejta Financiare, 2 orë ushtrime, (O);

27. Një asistent për lëndën: E Drejta e Procedurës Civile 1 (pjesa kontestimore) 6 orë ushtrime (O);

28. Një asistent për lëndën: E Drejta e Procedurës Penale 1, 6 orë ushtrime (O);

29. Një asistent për lëndën: Mbrojtja e Konsumatorit, 6 orë ushtrime (O);

30. Një asistent për lëndën: Mjekësi Ligjore, 6 orë ushtrime (O);

31. Një asistent për lëndët: E Drejta e Detyrimeve, 4 orë ushtrime (O), dhe E Drejta e Pronësisë Intelektuale, 1 orë ushtrime (Z).

IV) FAKULTETI I EDUKIMIT

a) Në gjuhën mësimore shqipe:

1 Një mësimdhënës për Metodologji e arteve figurative ( O ) dhe Vizatim ( Z );

2. Një mësimdhënës për lëndën: Metodologjia e edukimit fizik ( O ) dhe Edukim fizik dhe shëndetësor ( Z );

3. Një mësimdhënës për lëndën: Bazat e shkencave natyrore me metodologji I ( O ) dhe Fëmijët dhe mësimi në natyrë ( Z );

4. Një mësimdhënës për lëndën: Metodologjia e mësimit të matematikës II, Lojërat matematikore ( O ), dhe Statistikë elementare ( Z );

5. Një mësimdhënës për lëndët: Metodologji e leximit letrar, Strategjitë dhe metodat e shkrim leximit, dhe Etnologji me letërsi popullore ( Z );

6. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë angleze I dhe II;

7. Një mësimdhënës për lëndë: Dramatizimi dhe shfaqjet me kukulla ( O ), Lojëra dhe lodra;

8. Një mësimdhënës për lëndën: Hyrje në Psikologji ( O ), Psikologji e personalitetit ( Z ) dhe Psikologji edukimi ( Z );

9. Një mësimdhënës për lëndën: Praktikë pedagogjike;

10. Një mësimdhënës për lëndën: Histori e letërsisë kombëtare ( O ) dhe Etnologji me letërsi popullore ( Z );

11. Një mësimdhënës për grup lëndësh nga Pedagogjia ( O );

12. Një mësimdhënës për Gjuhë shqipe I për programin parashkollor;

13. Një asistent për lëndën: Matematikë I;

14. Një asistent për lëndët: Letërsi për fëmijë dhe Histori e letërsisë kombëtare;

15. Një asistent për grup lëndësh nga Psikologjia;

16. Një asistent për grup lëndësh nga Pedagogjia;

17. Një asistent për lëndët Metodologji e arteve figurative dhe Vizatim;

18. Një asistent për lëndët Metodologjia e edukimit fizik.

b) Në gjuhën mësimore turke:

1. Dy mësimdhënës për lëndë pedagogjike ( obligative dhe zgjedhore );

2. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze I – II;

3. Dy mësimdhënës për lëndët: Psikologjike ( obligative dhe zgjedhore );

4. Një mësimdhënës për lëndën: Bazat e shkencave natyrore e metodologji I;

5. Një mësimdhënës për lëndët: Artet figurative me metodologji (O)dhe vizatim (Z);

6. Një mësimdhënës për lëndën: Bazat e shkencave shoqërore me metodologji;

7. Një mësimdhënës për lëndët: Historia e letërsisë kombetare dhe letërsi për femijë;

8. Një mësimdhënës për lëndën: Lojërat matematikore;

9. Një mësimdhënës për lëndën: Intepretim me instrument ( Z);

c) Në gjuhën mësimore boshnjake:

1. Tre mësimdhënës për lëndët: Gjuhë dhe letërsi boshnjake, metodikë e gjuhës boshnjake (obligative dhe zgjedhore );

2. Dy mësimdhënës për grup lëndësh nga Matematika ( obligative dhe zgjedhore );

3. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze I – II ( obligative);

4. Dy mësimdhënës për lëndë Pedagogjike ( obligative dhe zgjedhore );

5. Një mësimdhënës për lëndën Bazat e shkencave shoqërore ( obligative);

6. Një mësimdhënës për lëndët: Artet figurative me metodologji (O) dhe Vizatim(Z);

7. Një mësimdhënës për lëndën: Historia kombëtare ( obligative);

8. Një mësimdhënës për lëndën: Metodika e edukimit fizik ( O dhe Z);

9. Një mësimdhënës për lëndën: Shkathtësitë e komunikimit me fëmijën ( Z);

10. Një mësimdhënës për lëndën: Edukatë qytetare ( zgjedhore);

11. Një mësimdhënës për lëndën: Praktikë pedagogjike ( obligative);

V) FAKULTETI I FILOLOGJISË

a) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze 1 dhe 3;

2. Një asistent për lëndët: Hyrje në gjuhësi, Morfologji 1, Sintaksë 1,Gjuhë shqipe 1 (gjuhë angleze);

3. Një asistent për lëndët: Hyrje në shkencën e letërsisë, Letërsi popullore, Kulturë dhe qytetrim letrar (Z), Kritikë letrare (Z).

b) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Romani modern, Të kuptuarit e prozës;

2. Një mësimdhënës për lëndën: Histori dhe qytetrim britanik;

3. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë gjermane 1;

4. Një mësimdhënës për lëndët: Sintaksë, Gjuhësi e aplikuar, Hyrje në gjuhësi;

5. Një asistent për lëndët: Gjuhësi e aplikuar, Hyrje në gjuhësi;

6. Një asistent për lëndët: Shkathtësitë e integruara 1, Sintaksë;

7. Një asistent për lëndët: Drama e renesancës, Romani modern;

c) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në letërsinë gjermane, letërsi gjermane II, letërsi gjermane IV;

2. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në teknikën e punës së studimit të gjermanistikës, Metodika dhe didaktika e gjuhës gjermane1;

3. Një mësimdhënës për lëndët: Praktikë gjuhe1,3 dhe 5, Gjuhësi kontrastive (Z);

4. Një mësimdhënës për lëndët: Civilizimi dhe kultura gjermane;

5. Një asistent për grup lëndësh të Letërsisë gjermane;

6. Dy asistentë për lëndët: Praktikë gjuhe 1, 3 dhe 5.

 

VI) FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT

1. Një mësimdhënës për lëndën: Matematikë;

2. Një mësimdhënës për lëndën: Biologji e bimëve;

3. Një mësimdhënës për lëndën: Silvikultura 1;

4. Një mësimdhënës për lëndën: Kimia e pyjeve;

5. Një mësimdhënës për lëndën: Ekologji e bimëve dhe gjeobotanikë;

6. Një mësimdhënës për lëndën: Revitalizimi i pyjeve;

7. Një mësimdhënës për lëndën: GIS për analizën e peisazhit;

8. Një mësimdhënës për lëndën: Sociologji rurale;

9. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë angleze;

10. Tre mësimdhënës për lëndë zgjedhore nga lëmi i Agrobiznesit;(Z)

11. Një asistent për lëndën: Matematikë;

12. Një asistent për lëndën: Kimi e përgjithshme dhe organike 1;

13. Një asistent për lëndën: Fizikë dhe meteorologji;

14. Një asistent për lëndën: Dendrometria dhe ergonomia e pyjeve.

 

Dokumentacioni dorëzohet në kopje fizike në fakultetet përkatëse nga ora 09:00 deri në orën15:00, në objektet e Universitetit “Ukshin Hoti”, adresa: “Rruga e Shkronjave”, nr. 1, 20000 Prizren. Të drejtë aplikimi, pa kurrfarë diskriminimi, kanë të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kriteret për aplikim. Nuk mund të aplikojnë kandidatët që kanë arritur moshën e pensionit sipas dispozitave ligjore në fuqi ose që e arrijnë këtë moshë para datës 01.10.2018.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në faqen zyrtare respektivisht deri më 14.09.2018. Publikimi i listave bëhet në faqen zyrtare të Universitetit “Ukshin Hoti” (www.uni-prizren.com) më 19.09.2018.

Afati i ankesave është 8 ditë, duke filluar nga data 19.09.2018 – 27.09.2018 (deri në orën 15:00). Ankesat bëhen në njësitë akademike përkatëse dhe i drejtohen Komisionit të formuar nga Këshilli i Fakultetit. Anëtarët e Komisionit për vlerësim të kandidatëve nuk mund të jenë edhe anëtarë të Komisionit të ankesave.

Komisioni obligohet që brenda 7 ditësh të shqyrtojë dhe të kthejë përgjigje lidhur me ankesën.

Vërejtje: Lëndët janë të specifikuara, si: obligative (O) dhe zgjedhore (Z).

Të gjitha ato lëndë zgjedhore, për të cilat nuk plotësohet numri minimal i studentëve për formimin e grupeve sipas rregullores, do të anulohen, prandaj Universiteti “Ukshin Hoti” paraprakisht u bënë të ditur kandidatëve se përzgjedhja e tyre për lëndë zgjedhore nuk nënkupton domosdoshmërisht angazhimin e tyre për këtë semestër.

Njësitë akademike dalin me njoftime zyrtare rreth lëndëve zgjedhore.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së