Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve postdiplomike - master ne Fakultetin Juridik për vitin akademik 2018/2019

04 Tetor 2018

KONKURS

për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve postdiplomike - master për vitin akademik

2018/2019

I. KUSHTET PËRGJITHSHME

1. Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në studimet pasdiplomike – MASTER, në Fakultetin Juridik, programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria demokratike, për vitin akademik 2018/2019 do të regjistroj 20 studentë të rregullt, (ndërsa Universiteti “ Kadri Zeka” Gjilan dhe Universitetin “Haxhi Zeka” Pejë së bashku pranojnë 40 studentë në po të njëjtin program) .

2. Si shtesë e numrit të përgjithshëm të përcaktuar si në paragrafin 1 të këtij konkursi duke u bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHT-it, Universiteti do të rezervojë deri në 12% , përkatësisht deri 4 vende për studentë të rregullt nga komunitetet jo shumicë.

3. Në studimet postdiplomike - master mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet baçelor nga fusha e, Juridikut, Ekonomikut nga fushat e shkencave sociale dhe nga ndonjë fushë e afërt me këto, apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës nga këto fusha të studimit në të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë të Kosovës.

4. Në kushte të barabarta , përparësi në pranim do të kenë studentët të cilët kanë mbaruar studimet themelore në Universitetin “ Ukshin Hoti”” në Prizren, Të drejtë konkurrimi kanë edhe ata të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës. Në raste të tilla kandidati/ja duhet të sjellë vendimin mbi nostrifikimin e diplomës e cila lëshohet nga MASHT-i.

AFATET E KONKURSIT

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë në studimet postdiplomike - master, oraret do të jenë si në vijim:

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 05.10.2018 deri më 12.10.2018 nga ora 9.00 deri në orën 15.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë pune).

Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

a) Ekstraktin e lindjes (origjinal);

b) Diplomën origjinale , diplomën dublikatë ose certifikatën e diplomimit;

c) Pasqyren e nota të studimeve themelore me notë mesatare

d) Kopjen e letërnjoftimit;

e) Dëshminë e akreditimit të institucionit të arsimit të lartë (për kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë vendit dhe në kolegjet private të Republikës së Kosovës)

f) Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit. (vendimi bëhet në MASHT);

g) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti;

h) Vegza (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është: http://185.67.178.59:8085/Home/LoadData

i) Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit “Kadri Zeka“ në Gjilan, ndërsa pagesa bëhet në bankë.

P.S. Pas nxjerrjes së dokumenteve dublikatë, dokumentet origjinale nuk mund të shfrytëzohen nga kandidati pasi që ky veprim konsiderohet vepër penale.

1. Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në fakultetet përkatëse, si dhe në ueb-faqet e universitetit/eve www.uni-gjilan.net, www.uni-prizren.com, www.unhz.eu

2. Provimi pranues do të mbahet më 13.10.2018 me fillim në orën 9.00 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

3. Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues. Në kohën e mbajtjes së provimit pranues kandidatët nuk mund të kenë pranë vetes telefona celularë dhe asnjë mjet tjetër teknologjik.

4. Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 15.10.2018 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

5. Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo çregjistrim nga fakulteti.

6. Për informata më të hollësishme, kandidatët mund t’u drejtohen fakulteteve përkatëse ose ta vizitojnë faqen e internetit: www.uni-gjilan.net, www.uni-prizren.com, www.unhz.eu

MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve është 100 pikë, dhe atë:

  • Suksesi  në studimet themelore  deri në 30  pikë;
  • Suksesi në provimin pranues deri në 70  pikë, prej të cilave provimi në gjuhë të huaj do të vlerësohet më së shumti deri 20 pikë.
  • Të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë së paku 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues;
  • Nëse numri i pikëve të disa kandidatë të ranguar si të fundit në listën e të pranuarve është i barabartë me kandidatë tjerë jashtë numrit të planifikuar për pranim, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të provimit pranues, e nëse edhe pikët e provimit pranues janë të njëjta atëherë do të merret parasysh nota mesatare nga studimet themelore Nëse edhe suksesi është i njëjtë atëherë përparësi do të kenë kandidatet e gjinisë femërore;
  • Përveç provimeve nga lëndët profesionale, kandidatët do t’i nënshtrohen testit edhe në gjuhën angleze. Përjashtim do të bëhet vetëm për kandidatët të cilët posedojnë certifikatë TOEFL ose IELTS.

E DREJTA E ANKESËS DHE AFATI PËR ANKESË

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 18.10.2018 duke filluar nga ora 10.00

Rezultatet përfundimtare shpallen më: 19.10.2018 në faqen zyrtare të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.

REGJISTRIMI I KANDIDATËVE TË PRANUAR

1. Për regjistrimin e studentëve të pranuar do të njoftoheni me kohë nga administrate e Universiteteve përkatëse.

2. Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

3. Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit të semestrit do të paguajnë tarifat e shkollimit sipas UA 17/2014 të datës 06.05.2014

PROGRAMI MASTER I PËRBASHKËT: QEVERISJA LOKALE DHE SHOQËRIA DEMOKRATIKE - UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” GJILAN, UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI” PRIZREN DHE UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” PEJË

Në vitin e parë të studimeve master do të regjistrojë 60 studentë të rregullt

Vërejtje: Universiteti “Ukshin Hoti”në Prizren shpallë konkurs vetëm për 20 vende të programit: Qeverisje Lokale dhe Shoqëri Demokratike.

Departamenti- Programi

Për studime të rregullta

Kuota tjera

Kandidatë nga komunitetet jo-shumicë

Gjithsej

Gjithsej

50

4

6

60

UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” GJILAN

17

4

0

21

UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI” PRIZREN

17

0

3

20

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” PEJË

16

0

3

19

Provimi pranues mbahet nga lëndët e fushës së ngushtë profesionale nga tri fakultetet përkatëse dhe atë:

Juridik, Ekonomik, Shkenca Politike, Administratë dhe Gjuhë Angleze.

Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike është program i përbashkët i tri universiteteve: Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Këto tri universitete do të pranojnë nga 20 studentë në këtë program.

Ligjëratat në këtë program do të jenë me sistem rotativ, kështu që semestri i parë do të fillojë në Gjilan, pastaj semestri i dytë do të vazhdojë në Prizren dhe semestri i fundit në Pejë.

______________________

Dekan i Fakultetit Juridik

Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rezultatet përfundimtare për regjistrim të afatit të dytë (II) në studime Bachelor në Universitetin "UKSHIN HOTI" Prizren për vitin Akademik 2018/2019 sipas njësive Akademike.   Fakulteti i Filologjisë: Departamenti: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Departamenti: Gjuhë dhe Letërsi Gjermane   Fakulteti Juridik: Departamenti: Juridik   Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit: Departamenti: Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit Departamenti: Agrobiznesi   Fakulteti i Edukimit: Departamenti: Parashkollor - Gjuhë Shqipe Departamenti: Parashkollor - Gjuhë Turke Departamenti: Parashkollor - Gjuhë Boshnjake Departamenti: Fillor - Gjuhë Turke Departamenti: Fillor - Gjuhë Boshnajke   Fakulteti i Shkencave Kompjuterike: Departamenti: Dizajnimi Softuereve (SD) Departamenti: Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimit (TIT) Departamenti: Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimit (TIT- Gj. Turke) Departamenti: Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimit (TIT - Gj. Boshnjake)   Fakulteti Ekonomik: Departamenti: Administrim Biznesi Departamenti: Menaxhment Ndërkombëtar   Regjistrimi dhe fotografimi i studentëve të pranuar do të bëhet nga data 01.10.2018 deri më 05.10.2018 prej orës 10:00-15:00 (shih tabelën). Vëretje:Kandidatët të cilët nuk arrinjë të regjistrohen (fotografohen) sipas datave të shënuara do ta humbin mundësinë e regjistrimit, andaj luten studentët që t’i përmbahen afateve të caktuara. Fakulteti Departamenti Data e fotografimit Ora 1 Juridik Juridik 01-05.10.2018 10:00 - 15:00 2 Ekonomik Administrim Biznesi 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 Menaxhment Ndërkombëtar 04-05.10.2018 10:00 - 15:00 3 FSHK T I T 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 S D 04-05.10.2018 10:00 - 15:00 4 Edukim Parashkollor –Sh.B.T 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 Fillor- Bos. Tur. 04-05.10.2018 10:00 - 15:00 5 Filologjisë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 Gjuhë dhe Letërsi Gjermane 04-05.10.2018 10:00 - 15:00 6 FSHJM Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 Agrobiznes 04-05.10.2018 10:00 – 15:00 "

Rezultatet përfundimtare për regjistrim të afatit të dytë (II) në studime Bachelor në Universitetin "UKSHIN HOTI" Prizren për vitin Akademik 2018/2019 sipas njësive Akademike.

Rezultatet përfundimtare për regjistrim të afatit të dytë (II) në studime Bachelor në Universitetin "UKSHIN HOTI" Prizren për vitin Akademik 2018/2019 sipas njësive Akademike.