Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE MASTER, PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019

04 Tetor 2018

 

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren në mbledhjen e mbajtur me 03.10.2018 mori vendim që të shpallë:

KONKURS

PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE MASTER, PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019

1. Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në studimet postdiplomike - master për vitin akademik 2018-19 do të regjistrojë 170 studentë.

2. Nga numri i përgjithshëm i përmendur më lart, duke u bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHT, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren (UUHP) do të regjistroj deri në 12% përkatësisht deri 20 studentë të rregullt nga komunitetet jo-shumicë. Kuota deri në 12% do të shpërndahet në programet e studimit në proporcion me numrin e përgjithshëm të studentëve që do të pranohen.

I. KUSHTET E PËRBASHKËTA TË KONKURSIT

1. Në studimet master mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet bachelor apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Kosovë. Në kushte të barabarta, përparësi në pranim do të kenë kandidatët të cilët i kanë mbaruar studimet themelore në Universitetin “Ukshin Hoti”.

2. Të drejtë konkurrimi kanë gjithashtu edhe kandidatët të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës. Në raste të tilla kandidati duhet të sjellë vendimin mbi nostrifikimin e diplomës.

3. Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në një program studimi, mund të konkurrojnë për regjistrim në studimet master në një program tjetër. Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademik mund të caktojë provime diferenciale të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërisë së programit me studimet themelore të kandidatit. Kandidatët do të kenë më së shumti deri në pesë provime diferenciale të cilave do t’iu nënshtrohen para komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga këshilli i njësisë akademike përkatëse.

4. Kandidatët të cilët kanë të regjistruar një program studimi në cilindo nivel të studimit në kuadër të universitetit, nuk kanë të drejtë konkurrimi në një program tjetër studimi në UUHP pa përfunduar studimet në programin ku janë duke vijuar studimet ose pa u çregjistruar nga programi aktual i studimeve. Kandidatët për pranim si studentë të UUHP-së në vitin akademik 2018/19 nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet, drejtim apo program.

II. PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE

Do të bëhet në përputhje me dispozitat e Statutit të Universitetit dhe Rregullores nr. 01-147 për Përcaktimin e Kritereve për Studime Master

1. Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:

-Suksesi në studimet themelore deri në 30 % të pikëve;

-Suksesi në provim pranues deri në 70 % të pikëve; prej të cilave provimi në gjuhë të huaj do të vlerësohet më së shumti deri në 20 % të pikëve.

2. Të drejtë pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë minimumi 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues, deri në plotësimin e vendeve të kërkuara me konkurs. Kandidatët të cilët nuk e arrijnë pragun e kalueshmërisë nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të pa plotësuara sipas konkursit.

3. Përveç provimeve nga lëndët profesionale, kandidatët do t’i nënshtrohen testit edhe në gjuhë angleze. Përjashtim do të bëhet vetëm për kandidatët të cilët posedojnë certefikat TOEFL, IELTS.

4. Studentët të cilët e posedojnë certefikatën si në nënpikën 3 të këtij konkursi, në vlerësimin përfundimtar do të vlerësohen me maksimumi 20 pikë.

5.

6. Nëse numri i pikëve te disa kandidatë të ranguar si të fundit në listën e të pranuarve është i barabartë me kandidatë tjerë jashtë numrit të planifikuar për pranim, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të provimit pranues, e nëse edhe pikët e provimit pranues janë të njëjta atëherë do të merret parasysh suksesi i studimeve themelore. Në qoftë se edhe suksesi është i njëjtë atëherë përparësi do të kenë kandidatët e gjinisë femërore. Fakultetet janë të obliguara që listën e kandidatëve, të cilët kanë konkurruar, t’ia dërgojnë Rektoratit të universitetit dhe ta publikojnë në ueb-faqen zyrtare.

7. Njësitë akademike fillimisht shpallin rezultatet preliminare, në bazë të të cilave rezultate kandidatët që nuk janë pranuar fitojnë të drejtën e ankesës dhe vetëm pas shqyrtimit të ankesave dalin listat përfundimtare të cilat në asnjë rast nuk duhet të tejkalojnë numrin total të vendeve të shpallura në konkurs. Kandidatët që gjenden në fund të listës së të pranuarve sipas rezultateve preliminare nuk e kanë të garantuar vendin deri në përfundim të afatit të ankesave.

III. AFATET E KONKURSIT

Paraqitja e dokumenteve bëhet prej: 05.10.2018 - 15.10.2018 nga ora 09:00 deri 15:00 (çdo ditë përjashtuar të dielen).

Për aplikim kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

-Fletë aplikacioni i plotësuar i cili shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti;linku për aplikim:http://www.uni-prizren.com

-Ekstraktin e lindjes (origjinale).

-Diplomën origjinale ose certifikatën e diplomimit.

-Pasqyrën e notave në studimet themelore, (përjashtuar kandidatët që studimet baçelor i kanë kryer në UUHP).

-Kandidatët me rastin e aplikimit paguajnë 2.50 euro (fletëpagesa shkarkohet nga interneti me rastin e aplikimit).

-(ju lutem gjatë aplikimit plotësoni saktësisht të dhënat personale dhe informata tjera sepse me këto informata do të kontaktojë universiteti me studentët sidomos email-adresa ku ju do të njoftoheni për çdo aktivitet të universitetit në relacionin Aplikues-Student-Universitet)

Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit të semestrit do të paguajnë tarifat e shkollimit sipas UA 17/2014 të datës 06.05.2014

 

Provimi pranues do të mbahet më 17.10.2018:

-Fakulteti Ekonomik- Administrim Biznesi 17.10.2018 ora 13:00

-Fakulteti Ekonomik-Kontabilitet dhe Auditim 17.10.2018 ora 15:00

-Fakulteti i Shkencave Kompjuterike- Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi 17.10.2018 ora 13:00

Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më 19.10.2018.

Afati për ankesa është më: 19-20.10.2018, ndërsa shqyrtimi i tyre do të bëhet më 22.10.2018.

Rezultati përfundimtar më: 23.10.2018.

IV. REGJISTRIMI I KANDIDATËVE TË PRANUAR PAS SHPALLES SË REZULTATEVE

Fotografimi dhe regjistrimi i studentëve të pranuar:

-Fakulteti Ekonomik- Administrim Biznesi: 24.10.2018 prej orës 09:00-15:00

-Fakulteti Ekonomik-Kontabilitet dhe Auditim: 25.10.2018 prej orës 09:00-15:00

-FSHK - Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi: 26.10.2018 prej orës 09:00-15:00

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

-Fletëregjistrimin e plotësuar

-Dy fotografi formati 6x4

-Fletëpagesën (e cila shkarkohet nga interneti) në shumën prej 150 euro për një semestër. Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste.

Luteni që ti përmbaheni afatit të lartshënuar, në rast të lëshimit të këtyre afateve përgjegjësia bie mbi kandidatin për mosrespektim të tij.

 

Njësia Akademike

Programi

Vende të lira

Kandidatë nga komunitetet jo-shumicë

UA 09/2016

12%

Totali

FAKULTETI I EKONOMISË

Administrim Biznesi

53

7

60

FAKULTETI I EKONOMISË

Kontabilitet dhe Auditim

53

7

60

FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

Shkencat Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi

44

6

50

 

V. KUSHTET E VEÇANTA PËR APLIKIM SIPAS FAKULTETEVE

1. Kontabilitet dhe Auditim :

Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në:

- Fakultetin e Ekonomisë,

Kandidatët që studimet themelore i kanë përfunduar në UUHP (Administrim Biznesi dhe Menaxhment Ndërkombëtar) e që notën mesatare e kanë 8.0 e më lartë, i kanë vendet e rezervuara vetëm pasi ta kalojnë pragun e nevojshëm nga testi i gjuhës angleze ose e dëshmojnë certefikatën përkatëse si në nënpikën 3 të këtij konkursi.

2. Administrim Biznesi :

Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në njërin nga këto fakultete-programe:

-Fakultetin e Ekonomisë,

-Fakultetin e Juridikut,

-Fakultetin e Shkencave Politike,

-Fakultetin e Agrobiznesit.

Kandidatët që studimet themelore i kanë përfunduar në UUHP (Administrim Biznesi dhe Menaxhment Ndërkombëtar) e që notën mesatare e kanë 8.0 e më lartë, i kanë vendet e rezervuara vetëm pasi ta kalojnë pragun e nevojshëm nga testi i gjuhës angleze ose e dëshmojnë certefikatën përkatëse si në nënpikën 3 të këtij konkursi.

3. Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi:

Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në njërin nga këtë drejtime:

- Shkenca Kompjuterike,

- Telekomunikacion,

- Mekatronikë,

- Elektronikë,

- Informatikë Ekonomike,

- Matematikë Kompjuterike

- Matematikë- Informatikë, Teknologji-Informatikë.

Kandidatët që studimet themelore i kanë përfunduar në UUHP ( TIT dhe SD) e që notën mesatare e kanë 8.0 e më lartë, i kanë vendet e rezervuara vetëm pasi ta kalojnë pragun e nevojshëm nga testi i gjuhës angleze ose e dëshmojnë certefikatën përkatëse si në nënpikën 3 të këtij konkursi.

Për mënyrën e organizimit të provimit pranues dhe lëndët nga të cilat do të mbahet provimi, obligohen dekanët e njësive akademike të dalin me njoftimet zyrtare dhe atë më së largu deri 3 ditë para provimit.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rezultatet përfundimtare për regjistrim të afatit të dytë (II) në studime Bachelor në Universitetin "UKSHIN HOTI" Prizren për vitin Akademik 2018/2019 sipas njësive Akademike.   Fakulteti i Filologjisë: Departamenti: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Departamenti: Gjuhë dhe Letërsi Gjermane   Fakulteti Juridik: Departamenti: Juridik   Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit: Departamenti: Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit Departamenti: Agrobiznesi   Fakulteti i Edukimit: Departamenti: Parashkollor - Gjuhë Shqipe Departamenti: Parashkollor - Gjuhë Turke Departamenti: Parashkollor - Gjuhë Boshnjake Departamenti: Fillor - Gjuhë Turke Departamenti: Fillor - Gjuhë Boshnajke   Fakulteti i Shkencave Kompjuterike: Departamenti: Dizajnimi Softuereve (SD) Departamenti: Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimit (TIT) Departamenti: Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimit (TIT- Gj. Turke) Departamenti: Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimit (TIT - Gj. Boshnjake)   Fakulteti Ekonomik: Departamenti: Administrim Biznesi Departamenti: Menaxhment Ndërkombëtar   Regjistrimi dhe fotografimi i studentëve të pranuar do të bëhet nga data 01.10.2018 deri më 05.10.2018 prej orës 10:00-15:00 (shih tabelën). Vëretje:Kandidatët të cilët nuk arrinjë të regjistrohen (fotografohen) sipas datave të shënuara do ta humbin mundësinë e regjistrimit, andaj luten studentët që t’i përmbahen afateve të caktuara. Fakulteti Departamenti Data e fotografimit Ora 1 Juridik Juridik 01-05.10.2018 10:00 - 15:00 2 Ekonomik Administrim Biznesi 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 Menaxhment Ndërkombëtar 04-05.10.2018 10:00 - 15:00 3 FSHK T I T 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 S D 04-05.10.2018 10:00 - 15:00 4 Edukim Parashkollor –Sh.B.T 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 Fillor- Bos. Tur. 04-05.10.2018 10:00 - 15:00 5 Filologjisë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 Gjuhë dhe Letërsi Gjermane 04-05.10.2018 10:00 - 15:00 6 FSHJM Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 Agrobiznes 04-05.10.2018 10:00 – 15:00 "

Rezultatet përfundimtare për regjistrim të afatit të dytë (II) në studime Bachelor në Universitetin "UKSHIN HOTI" Prizren për vitin Akademik 2018/2019 sipas njësive Akademike.

Rezultatet përfundimtare për regjistrim të afatit të dytë (II) në studime Bachelor në Universitetin "UKSHIN HOTI" Prizren për vitin Akademik 2018/2019 sipas njësive Akademike.