Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

NJOFTIM MBI PLOTËSIM-NDRYSHIMIN E KONKURSIT PËR STUDIME MASTER NË PËRPUTHJE ME UA NR. 03-2018

15 Tetor 2018

 

NJOFTIM

MBI PLOTËSIM-NDRYSHIMIN E KONKURSIT PËR STUDIME MASTER NË PËRPUTHJE ME UA NR. 03-2018

1. Plotësohet dhe ndryshohet konkursi për studime master nr. 01-195 si dhe 01-193 data 04.10.2018 pika 3 dhe 4  (pjesa së dytë – përzgjedhja e kandidatëve) si në vijim:

-Kandidatët që aplikojnë për regjistrim në studime master i nënshtrohen provimit pranues vetëm në lëndë profesionale në gjuhën shqipe e jo edhe në gjuhën angleze siç ka qenë në konkurs.

2. Në bazë të Udhëzimit Administrativ  nr. 03/2018 për gjuhët e huaja në programin e studimeve të ciklit të dytë apo të tretë, studentët me rastin e regjistrimit duhet të kenë certifikatën e gjuhëve në përputhje me këtë udhëzim. Përjashtimisht (referuar shkresës nr. 462/01B të Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë) studentët të cilët pranohen në vitin akademik 2018/19 u mundësohet që këtë certifikatë ta sjellin në periudhën prej 12 muaj nga momenti i regjistrimit, në të kundërtën e humbasin statusin e studentit.

3. Pikat tjera të konkursit mbesin ashtu siç janë.

 

_________________

 

Rektori

Prof. Dr. Ramë Vataj

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Daha fazla

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS