Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

KONKURS

28 Janar 2019

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren shpall:

KONKURS

PËR ANGAZHIMIN E PERSONELIT AKADEMIK NË BAZË TË NEVOJAVE TË NJËSIVE AKADEMIKE

Angazhimi me honorar i personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë, Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”, Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës nr. 03/L-212, dhe Rregulloreve të brendshme të universitetit.

a) Kushtet e përgjithshme për angazhim

1. Personeli i jashtëm akademik mund të angazhohet në UUHP për një periudhë të caktuar kohore, me qëllim të realizimit të veprimtarisë arsimore e shkencore mbi bazën e një konkursi publik për bashkëpunëtorë të jashtëm (me honorar). Angazhimi nuk nënkupton sipas këtij konkursi themelimin e marrëdhënies së rregullt të punës e as pagesë me automatizëm gjatë periudhës për të cilën angazhohet.

2. Angazhimi me honorar i bashkëpunëtorëve të jashtëm bëhet në mënyrë transparente në përputhje me Rregulloren për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm.

b) Fondi i orëve mbinormë (honorar) dhe kohëzgjatja e kontratës

1. Sipas nenit 14 të Rregullorës për të Ardhura Personale nr. 01-11/A të datës 18.01.2019, bashkëpuntorët e jashtëm – të angazhuarit dhe profesorët jasht UUHP-së, por me tituj të barazvlershëm në universitete publike, për ligjerata mund të mbajnë deri në 6 orë në javë. Përjashtimisht ligjeruesit e angazhuar në gjuhën turke dhe boshnjake mund të mbajnë deri në 8 orë në javë.

Bashkëpuntorë – të angazhuar për ushtrime ( pa thirrje akademike në universitetet publike) mund të mbajnë deri në 8 orë në javë.

2. Kandidatët të cilët do të përzgjidhen në kuadër të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie dhe ushtrime, do të pajisen me kontrata pune me honorar (varësisht nga fondi i orëve që ka) për periudhën nga 15.02. 2019 – 15. 06. 2019 (15 ditë kompensohen për angazhim në procesin e provimeve).

3. Kompensimi do të bëhet në përputhje me raportin e orëve të realizuara gjatë semestrit të caktuar, i cili vërtetohet nga njësia akademike përkatëse, por jo më shumë se fondi i orëve i përcaktuar sipas rregullores në fuqi për të ardhurat personale të personelit akademik të UUHP-së. Kompensimi bëhet vetëm nga kategoria ekonomike paga dhe meditje.

4. Personeli i angazhuar që ka thirrje akademike: Prof. i rregullt, Prof. i asociuar; Prof. asistent dhe Ligjërues, përveç orëve të ligjëratave të mbajtura, i kompensohen edhe orët e ushtrimeve në raport 2:1 ( 2 orë ushtrime = 1 orë ligjëratë) në kuadër të normës së paraparë.

5. Në kuadër të kontratës me honorar është përfshirë edhe mbajtja e provimeve dhe angazhimet e tjera, si: konsultimet me studentë dhe mbajtja provime në tri afate të rregullta dhe deri në dy afate të jashtëzakonshme (nëse e lejon Senati).

6. Të gjitha kontratat e përkohshme të angazhimit me honorar do të jenë të bazuara në dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”, rregullores në fuqi për të ardhura personale të personelit akademik të UUHP-së dhe në Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës nr. 03/L-212.

7. Një mësimdhënës mund të angazhohet për dy ose më shumë lëndë të së njëjtës fushë në njësitë akademike, duke mos e tejkaluar normën e plotë.

c) Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

- Kërkesa për aplikim dhe CV-ja;

- Certifikata e lindjes;

- Certifikata penale (vërtetim nga gjykata që nuk jeni nën hetime);

- Kopja e diplomës përkatëse e noterizuar nga organi kompetent (kandidatët që kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet të sjellin edhe vendimin e nostrifikimit të diplomës përkatëse: bachelor, master/ magjistraturë, doktoraturë);

- Kandidatët të cilët aplikojnë për pozitën e asistentit, lektorit apo korepetitorit, duhet të sjellin edhe certifikatën e notave të studimeve bachelor dhe master;

- Dëshmi për publikime shkencore e profesionale, si dhe informata të tjera specifike shtesë;

- Dëshmi për angazhime në UUHP (nëse kanë qenë të angazhuar më parë) ose në ndonjë institucion tjetër (të akredituar) të arsimit të lartë;

- Kandidatët që nuk kanë shtetësi të Republikës së Kosovës, duhet të sjellin dëshminë e lejeqëndrimit. Nëse nuk kanë qëndrim rezident në Republikën e Kosovës, të sjellin një deklaratë nën betim që nuk janë banorë rezident në Republikën e Kosovës.

- Dëshmia për njohjen e gjuhëve të huaja (njohja e gjuhës angleze ose e ndonjë gjuhe tjetër të huaj përbën përparësi).

· Stafi i rregullt akademik i universiteteve publike në Republikën e Kosovës të cilët shprehin interesin për angazhim në UUHP përveç dokumentacionit të përmendur më lart duhet të sjellin edhe leje-konfirmim nga ana e rektorit të Universitetit prej nga vijnë.

I) FAKULTETI I EKONOMISË

1. Një profesor për lëndën: Kërkimet në Marketing.

2. Një profesor për lëndën: Kontabiliteti Menaxherial.

3. Një profesor për lëndën: Raportimi Financiar II .

4. Një profesor për lëndën: Sociologji (z).

5. Një profesor për lëndën: Gjuha Turke II (z).

6. Një profesor për lëndën: Sistemi Informativ në Biznese.

7. Një profesor për lëndën: Anglishtja Afariste II (z).

8. Një profesor për lëndën: Shkrimi Akademik (z).

9. Një profesor për lëndën: Bazat e Kontabilitetit II.

10. Një profesor për lëndën: Financat Ndërkombëtare.

11. Një profesor për lëndën: Gjuha Gjermane I (z).

12. Një profesor për lëndën: Gjuha Gjermane II (z).

13. Një profesor për lëndën: Ligji i Kompanive .

14. Një profesor për lëndën: Gjuha Turke III .

15. Një profesor për lëndën: Kontabiliteti Menaxherial i Avancuar.

16. Një profesor për lëndën: Kontabiliteti Publik.

17. Një asistent për lëndën: Kërkimet në Marketing.

18. Një asistent për lëndën: Menaxhimi i Ndryshimeve.

19. Një asistent për lëndën: Kontabiliteti Menaxherial.

20. Një asistent për lëndën: Raportimi Financiar II.

21. Një asistent për lëndën: Sociologji (z).

22. Një asistent për lëndën: Gjuhë Turke II (z).

23. Një asistent për lëndën: Sistemi Informativ në Biznes.

24 Një asistent për lëndën: Anglishtja Afariste II (z).

25. Një asistent për lëndën: Shkrimi Akademik (z).

26. Një asistent për lëndën: Gjuhë Gjermane II (z).

27. Një asistent për lëndën: Ligji i Kompanive.

28. Një asistent për lëndën: Gjuha Turke III .

29. Një asistent për lëndën: Financat Ndërkombëtare.

30. Një asistent për lëndën: Komunikimi i Tregut.

31. Një asistent për lëndën: Analiza Financiare.

II) FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

a) Në gjuhën shqipe:

1. Dy mësimdhënës për lëndët: Matematika diskrete (SD Sem II O, TIT Sem II O, MSC Sem II Z).

2. Një mësimdhënës për lëndët: Teknologjia e gjuhëve (MSc, Sem II Z), Algoritmet e përzgjedhura (MSc, Sem II O).

3. Një mësimdhënës për lëndët: Ndërveprimi njeri kompjuter (TIT Sem IV Z), Intereaksioni njeri kompjuter (SD Sem II Z).

4. Një mësimdhënës për lëndët: Grafikë kompjuterike dhe procesimi i imazheve (SD Sem IV O), Mikrokontrolleret (TIT Sem IV O).

5. Një mësimdhënës për lëndën: Konceptet e telekomunikimit mobil (TIT Sem VI O).

6. Dy mësimdhënës për lëndët: Anglisht për shkenca kompjuterike II (TIT Sem II Z dhe DS Sem II Z), Anglisht për shkenca kompjuterike 4 (TIT Sem IV Z).

  1. Një asistent për lëndët: Autentifikim dhe kriptografi (TIT Sem IV O), Kompjutimi Mobil (SD Sem VI O).
  2. Një asistent për lëndën: Algoritme dhe struktura e te dhënave (TIT Sem II O).
  3. Një asistent për lëndën: Struktura e te dhënave dhe algoritme (SD Sem II O).

b) Në gjuhën turke:

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Matematika Diskrete (Sem II O).

2. Një mësimdhënës për lëndët: Metodat e hulumtimit (Sem VI O).

3. Një mësimdhënës për lëndët:  Algoritme dhe strukturat e të dhënave, Teknologjia TCP/IP, Cloud Computing, Përmbajtja dinamike e ueb inxhinjeringut (Sem II O, Sem i IV O, Sem VI O, Sem VI O).

4. Një mësimdhënës për lëndët:  Senzorët dhe interfejsi, Mikrokontrollerët, Arkitektura e sistemeve dhe sistemet operative, Autentifikim dhe kriptografi (Sem II O, Sem IV O, Sem IV O, Sem IV O).

5. Një mësimdhënës për lëndën:Konceptet e telekomunikimit mobil (Sem IV O)

6. Një mësimdhënës për lëndët: Anglisht për shkenca kompjuterike II (Sem II Z), Anglisht për shkenca kompjuterike 4 (Sem IV Z).

7. Një mësimdhënës për lëndën: Metodat e hulumtimit (Sem VI O).

8. Një mësimdhënës për lëndën: E-biznesi (Sem II Z);Ndërveprimi njeri kompjuter(TIT Sem IV Z).

9. Tre asistent: Për grup lëndësh.

C) Në gjuhën boshnjake:

1. Një mësimdhënës për lëndën: Matematika Diskrete (Sem II O).

2. Një mësimdhënës për lëndët: Senzoret dhe interfejsi, Mikrokontrolleret (Sem II O, Sem IV O).

3. Një mësimdhënës për lëndët:  Algoritme dhe strukturat e të dhënave, Autentifikim dhe kriptografi, Cloud Computing (Sem II O, Sem i IV O, Sem VI O).

4. Një mësimdhënës për lëndët:  Teknologjia TCP/IP, Ueb dizajn, Përmbajtja dinamike e ueb inxhinjeringut (Sem IV O, Sem IV O, Sem VI O).

5. Një mësimdhënës për lëndët: Arkitektura e sistemeve dhe sistemet operative, Hyrja ne Ueb teknologjitë dhe gjuhet, Konceptet e telekomunikimit mobil (Sem II O, Sem IV O, Sem VI O).

6. Një mësimdhënës për lëndët: Anglisht për shkenca kompjuterike II (Sem II Z), Anglisht për shkenca kompjuterike 4 (Sem IV Z).

7. Një mësimdhënës për lëndët: Metodat e hulumtimit (Sem VI O).

8. Një mësimdhënës për lëndët: E-Biznesi (Sem IV Z); Ndërveprimi njeri kompjuter (TIT Sem IV Z).

9. Katër asistent: Për grup lëndësh.

III) FAKULTETI I JURIDIKUT

1. Dy mësimdhënës për lëndën: Fillet e se Drejtës (Hyrja ne filozofin e se Drejtës dhe të drejtës publike), ligjërata 6 orë (O) (Një normë e plotë ose dy gjysmë norme).

2. Dy asistent për lëndën: E drejta Romake, ushtrime 10 orë (O).

3. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhe Angleze, ligjërata 2 orë (O).

4. Një asistent për lëndën: Gjuhe Angleze, ushtrime ,2 orë (Z).

5. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhe Gjermane, ligjërata 2+1 orë (Z).

6. Një mësimdhënës për lëndën: Teori dhe Praktike Parlamentare, ligjërata 2 orë (Z).

7. Një asistent për lëndën: Teori dhe Praktike Parlamentare, E Drejta Ndërtimorë dhe Planifikim Hapësinor, ushtrime 2 orë (Z).

8. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta Doganore, ligjërata 2 orë (Z).

9. Një asistent për lëndën: E Drejta Civile - pjesa e posaçëme (E Drejta Sendore), usht. 8 orë (O).

10. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta Administrative ligjërata 3 orë (O).

11. Mësimdhënës për lëndën: E Drejta Penale II, ligjërata 6 orë (O).

12. Një asistent për lëndën: E Drejta Penale II, Ushtrime 8 orë (O).

13. Një mësimdhënës për lëndën: Etika profesionale dhe ligjorë; ligjërata 2 orë (Z).

14. Një asistent për lëndën: Etika profesionale dhe ligjore, Penologji, ushtrime 2 orë.

15. Një mësimdhënës për lëndën: Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, ligj. 2 orë.

16. Një asistent për lëndën: E drejta Europiane, ushtrime 8 orë.

17. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta e Procedurës Civile II Jo kontestimore ligj. 6 orë.

18. Një asistent për lëndën: E Drejta e Procedurës Penale II, Ushtrime 8 orë.

19. Një asistent për lëndën: E Drejta Familjare dhe Trashëgimore, ushtrime 8 orë.

20. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta Ndërkombëtare e Punës, ligjerata 2 orë.

21. Një mësimdhënës për lëndën; Politikat dhe Administrata Publike, ligjërata 2 orë.

22. Një asistent për lëndën; Politikat dhe Administrata Publike; E Drejta Ndërkombëtare e Punës, ushtrime 2 orë.

23. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta e Procedurës administrative, ligjërata 3 orë.

24. Një asistent për lëndën: E Drejta e Procedurës administrative, ushtrime 6 orë.

25. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta e Ndërmarrjeve, ligjërata 3 orë.

26. Një asistent për lëndët: E Drejta e Ndërmarrjeve, E Drejta Doganore, Ushtrime 7 orë.

27. Një asistent për lëndët: E Drejta e Organizatave Ndërkombëtare, E Drejta Ndërkombëtare Humanitare; Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, ushtrime 4 orë.

28. Një mësimdhënës për lëndën: Informatika dhe Krimet kompjuterike, 3 ligjërata orë.

29. Një asistent për lëndën: Informatika dhe Krimet kompjuterike, ushtrime 4 orë.

30. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta Ndërkombëtare Humanitare, ligjërata 2 orë.

31. Një asistent për lëndën: Juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese; E Drejta e Medieve, ushtrime 2 orë.

32. Një mësimdhënës për lëndën: E Drejta e Medieve ligjërata 2 orë.

Master “Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike

33. Një asistent për lëndën: Kontrolli dhe auditimi në qeverisjen lokale 2 orë.

34. Një asistent për lëndën: Menaxhimi i burimeve njerëzore 2 orë.

35. Një asistent për lëndën: Sherbimet publike dhe zhvillimi ekonomik lokal 2 orë.

36. Një asistent për lëndën: Prokurimi dhe Transparenca 2 orë.

IV) FAKULTETI I EDUKIMIT

a) Në gjuhën mësimore shqipe:

1. Një mësmdhënës për lendët: Pedagogjike (Obligative dhe Zgjedhore).

2. Nje mësimdhënës për lëndë: Gjuha shqipe II per programin parashkollor (2 grupe) (O).

3. Një mësimdhënës për lëndët: Psikologjike (O dhe Z).

4. Nje mësimdhënës për lëndët: Metodologji e arteve figurative (O), Punë dore me medolim (O), Vizatim (Z).

5. Një mësimdhënës për lëndët: Strategjit dhe metodat e shkrim leximit (O) Metodologji e leximit letrar (Z).

6. Nje mësimdhënës për lëndën: Edukimi Mjedisor (O).

7. Një mësimdhës për lëndën: Bazat e shkencave natyrore me metodologji (O).

8. Një mësidhënës për lëndët: Metodologjia e mësimit të matematikës I (O), Metodologjia e njohjës së koncepteve matematikore (O).

9. Një mësimdhës për lëndën: Histori kombëtare (O).

10. Një mësimdhës për lëndën: Letërsi për fëmijë (O).

11. Një asistent për gupë lëndësh nga Pedagogjia (O dhe Z).

12. Një asistent për grupë lëndësh nga Psikologjia (O dhe Z).

13. Një asistent për lëndët, Metodologji e arteve figurative (O), Punë dore me modelim(O) Vizatim (Z).

14. Një asistent për lëndët: Edukimi mjedisor, Bazat e shkencave natyrore me metodologji O.

15. Dy asistent për lëndën, Matematika II (O).

16. Një asistent për lëndën, TIK per programin parashkollor dhe fillor (O).

b) Në gjuhën mësimore turke:

1. Dy mësimdhënës për lëndët pedagogjike (O dhe Z).

2. Një mësimdhënës për lëndën: Punë dore me modellim (O).

3. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhe angleze – II (Z).

4. Dy mësimdhënës për lëndët: Psikologjike (O dhe Z).

5. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e shkencave natyrore e metodologji (O).

6. Një mësimdhënës për lëndët: Artet figurative me metodologji (O).

7. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e shkencave shoqërore me metodologji (O).

8. Një mësimdhënës për lëndët: Historia kombetare (O).

9. Një mësimdhënës për lëndët: Konceptet matematikore me metodologji (O).

10. Një mësimdhënës për lëndët: Edukimi muzikor me metodologji (O).

11. Një mësimdhënës për lëndët: TIK per (fillor dhe parafillor) (O).

12. Një mësimdhënës për lëndët: Edukimi mjedisor (fillor dhe parafillor) (O).

C) Në gjuhën mësimore boshnjake:

1. Tre mësimdhënës për lendet: Gjuhë boshnjake II për programin fillor dhe parashkollor (O), Strategjitë dhe metodat e shkrim leximit (O), Letërsi për fëmijë (O), Komunikimi ne arsim (Z), Lojerat gjuhësore në të mësuarit e gjuhës amatare (Z), Metodika e letersisë (Z), Dramatizimi dhe shfaqjet me kukulla (Z).

2. Dy mësimdhënës për lëndët: Matematika II për programin fillor dhe parashkollor (O), Metodika e mësimit te matematikes I (O), Metodologji e njohjes së koncepteve matematikore (O).

3. Një mësimdhënës për lëndët: Filozofia e edukimit (program fillor dhe parashkollor) (O), Punë dore me modelim (O), Zhvillimi i kurrikulave (Z), Puna me fëmijë të talentuar (Z), Edukatë estetike (Z), Historia e arsimit kombëtar (Z), Arsimimi gjatë gjithë jetës (Z).

4. Një mësimdhënës për lëndët: TIK në edukimin fillor (O), TIK në edukimin parashkollor (O), Mediat digjitale (Z).

5. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e shkencave shoqërore me metodologji (O), Të drejtat e fëmijëve dhe etika e mësimdhënësve (Z).

6. Një mësimdhënës për lendet: Historia kombëtare (O).

7. Një mësimdhënës për lendet: Metodologji e arteve figurative (O), Artet e bukura (Z).

8. Një mësimdhënës për lendet: Lojrat ritmike dhe vallëzimi (Z).

9. Dy mësimdhënës për lendet: Praktika pedagogjike II (5 javë) PF (O) Praktika pedagogjike II (5 javë) PP (O).

10. Një mësimdhënës për lendet: Gjuhë angleze II (Z), Gjuhë angleze për mësues (Z).

V) FAKULTETI I FILOLOGJISË

a) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe:

1. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë angleze 2 dhe 4.

2. Një mësimdhënës për lëndën: Letërsi antike.

3. Një mësimdhënës për lëndën: Psikologji.

4. Një asistent për lëndët e gramatikës.

5. Tre asistent për grup lëndësh nga letërsia.

6. Një asistent për lëndët e gjuhës angleze 2 dhe 4.

b) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Sintaksa dhe Përkthimi anglisht-shqip.

2. Një mësimdhënës për lëndën: Të kuptuarit e dramës.

3. Një mësimdhënës për lëndët: TEFL: Lexim dhe shkrim dhe Vlerësimi dhe testet.

4. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë e huaj II.

5. Një asistent për lëndën: Shkathtësitë e integruara II dhe Anglishte për qëllime të veçanta.

6. Një asistent për lëndën: Gjuhë shqipe II.

7. Një asistent për lëndën: Gjuhë e huaj II.

8. Një asistent për lëndët: Shkrim akademik dhe Hyrje në hulumtimin shkencor.

9. Një asistent për lëndën: Të kuptuarit e dramës.

c) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në letërsi gjermane; Letërsi gjermane I,II, III, IV, Seminari në shkencën e letërsisë.

2. Një mësimdhënës për lëndët: Sintaksë e gjuhës gjermane dhe Hyrje në didaktikën e gjuhëve të huaja.

3. Një mësimdhënës për lëndën: Civilizim dhe kulturë gjermane II dhe komunikimi ndërkulturore.

4. Tre asistentë për lëndët: Praktikë e gjuhës së sotme gjermane II,IV, VI, VII, VIII.

5. Një asistent për letërsi gjermane.

6. Një asistent për lëndën e Gjuhë angleze 2 .

VI) FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT

1. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë Angleze.

2. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë Angleze II.

3. Një mësimdhënës për lëndën: Kimia e Përgjithshme dhe Organike 2.

4. Një mësimdhënës për lëndën: Prodhim Shtazor.

5. Një mësimdhënës për lëndët: Silvikultura 2 dhe Mbrojtja e Pyjeve nga Zjarret.

6. Një mësimdhënës për lëndën: Patologjia e Pyjeve.

7. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e Ekonomisë dhe Bazat e Marketingut.

8. Një mësimdhënës për lëndën: Ekonomia Bujqësore.

9. Një mësimdhënës për lëndë zgjedhore në programin e Shkencave të Pyjeve.

10. Dy asistent për lëndë nga lëmia e Shkencave të Pyjeve.

Dokumentacioni dorëzohet në kopje fizike në fakultetet përkatëse nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në objektet e Universitetit “Ukshin Hoti”, adresa: “Rruga e Shkronjave”, nr. 1, 20000 Prizren. Të drejtë aplikimi, pa kurrfarë diskriminimi, kanë të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kriteret për aplikim. Nuk mund të aplikojnë kandidatët që kanë arritur moshën e pensionit sipas dispozitave ligjore në fuqi ose që e arrijnë këtë moshë para datës 01.10.2018.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në faqen zyrtare respektivisht deri më 11.02.2019. Publikimi i listave bëhet në faqen zyrtare të Universitetit “Ukshin Hoti” (www.uni-prizren.com) më 13.02.2019.

Afati i ankesave është 13.02.2019 – 15.02.2019 (deri në orën 15:00). Ankesat bëhen në njësitë akademike përkatëse dhe i drejtohen Komisionit të formuar nga Këshilli i Fakultetit. Anëtarët e Komisionit për vlerësim të kandidatëve nuk mund të jenë edhe anëtarë të Komisionit të ankesave.

Komisioni obligohet që brenda 5 ditësh të shqyrtojë dhe të kthejë përgjigje lidhur me ankesën.

Vërejtje: Lëndët janë të specifikuara, si: obligative (O) dhe zgjedhore (Z).

Të gjitha ato lëndë zgjedhore, për të cilat nuk plotësohet numri minimal i studentëve për formimin e grupeve sipas rregullores, do të anulohen, prandaj Universiteti “Ukshin Hoti” paraprakisht u bënë të ditur kandidatëve se përzgjedhja e tyre për lëndë zgjedhore nuk nënkupton domosdoshmërisht angazhimin e tyre për këtë semestër.

Njësitë akademike dalin me njoftime zyrtare rreth lëndëve zgjedhore.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së