Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

KONKURS

28 Janar 2019

Bazuar në dispozitat e nenit 16 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 , si dhe vendimin e Këshillit Drejtues të Universiteti „Ukshin Hoti“ në Prizren nr. 01-111 , shpall:

KONKURS

PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E UUHP-SË

Ftohen studentët e diplomuar në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren që të aplikojnë për punë praktike në administratën e Universitetit.

Puna praktike ka si objektiv që t’ju ofrojë studentëve mundësi që dijen teorike të nxënë gjatë studimeve, ta aplikojnë në praktikë, duke krijuar përvojë të punës në administratë, si staf mbështetës në njësitë administrative të UUHP-së.


Numri i pozitave: 10 praktikantë.

Kohëzgjatja e punës praktike : 6 muaj

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:

· Kandidatët për punë praktike duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit baçelor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren”.

· Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, komisioni do të marrë parasysh notën mesatare të studentëve.

· Praktikanti/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit; aftësi të mira analitike, Shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office dhe shkathtësi në punë teknike; Aftësi të punës në grupe.


Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim dhe mënyra e aplikimit


Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:
1.    Kërkesën për shprehje interesi,
2.    CV-në,
3.    Certifikatën e notave,

4.    Kopjen e diplomës ose certefikatës së diplomës

5.    Kopjen e letërnjoftimit.

Konkursi mbetet i hapur 10 ditë.

· Data për aplikim është nga 25.01.2019 deri më 05.02.2019 në ora 16:00.

· Shpallja e listës me kandidatët e përzgjedhur nga komisioni ad hoc do të bëhet me datën 07.02.2019  në faqen zyrtare të Universitetit.

· Studentët e përzgjedhur për punë praktike, do të nënshkruajnë kontratën e angazhimit me Universitetin.

· Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik pdf  në e-mail adresën:apliko.upz@uni-prizren.com.

· Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë sipas rregullores 05/2010 (08:00-16:00)

· Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë gjashtë muaj (6 muaj), në periudhën shkurt-korrik 2019.

Kandidatët që nuk pranohen kanë të drejtë ankese në afat prej 3 ditësh në Komisionin për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave që funksionon në kuadër të administratës së Universitetit.

Inkurajohen që të aplikojnë të gjithë studentët e UUHP-së pa kurrfarë dallimi, respektivisht të gjithë ata të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Praktikantët në përfundim të punës praktike do të pajisen nga Universiteti “Ukshin Hoti” me: Referencë dhe Certifikatë.

Burim Berisha

 

Sekretari i Përgjithshëm

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS