Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Sesion informativ: Gratë në Energji - Programi i bursave

13 Mars 2019

Sesion informativ: Gratë në Energji - Programi i bursave

Millennium Foundation Kosovo

Kinema Lumbardhi, E Enjte, 14 Mars 2019 nga ora 10:30

Millennium Foundation Kosovo në kuadër të programit për shkollim të grave në fushën e energjisë, të quajtur Women in Energy / Gratë në Energji,  planifikon që më datën 14.03.2019 të organizojë një Sesion Informues lidhur me mundësinë e aplikimit për bursa studimi ne Iowa të SHBA-ve. Bursat do të ofrohen për të mbuluar kostot e plota të studimeve në institucione të akredituara ndërkombëtare akademike, me një fokus të veçantë në fushat e teknologjisë, shkencës, matematikës dhe elektro-teknikës dhe jo vetëm por dhe dege të tjera. MFK me fondet qeveritare amerikane do të sigurojë rreth 25 bursa të plota për periudhën kohore 2019-2021, në vlerë prej rreth 1 milion dollarë. Aktivitet tjera të programit Women in Energy përfshinë 200 pozita gjashtë-mujore të punës të paguar praktike në sektorin e energjisë si dhe grante grave ndërmarrëse. Women in Energy / Gratë në Energji është inicuar dhe mbështetet nga Millennium Foundation Kosovo, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit si dhe sektori privat.

Duke pas parasysh se ne kuadër te universitetit “Ukshin Hoti ” ekzistojnë dege te  përshtatshëm për këtë ngjarje  dhe ftojmë qe studentet e UPZ të jenë prezentë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi.

Faleminderit për mirëkuptim dhe presim ne përkrahjen tuaj!

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së