Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Thirrje për pjesëmarrje në Shkollën Verore 2019 “Edukimi dhe punësimi në shekullin e 21- të” 24 – 27 korrik, Jalë, Shqipëri

18 Korrik 2019

Thirrje për pjesëmarrje në Shkollën Verore 2019 “Edukimi dhe punësimi në shekullin e 21- të” 24 – 27 korrik, Jalë, Shqipëri

 

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë organizojnë Shkollën Verore 2019 me temë: “Edukimi dhe punësimi në shekullin e 21- të”! Ky aktivitet do të zhvillohet përgjatë datave 24 - 27 korrik 2019 në Jalë, Himarë, me pjesëmarrjen e 120 të rinjve, nga të dy vendet organizatore. Shkolla Verore 2019 do të përfshijë një gamë të gjerë aktivitetesh, nisur nga trajnimet me tematika si: bashkëpunimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor; punësimi dhe sipërmarrja, bazuar në aftësitë digjitale; njohuritë praktike për një jetesë të shëndetshme; edukimi joformal i orientuar kah tregut të punës; komunikimi ndërkulturor/tradicional vs.online; deri tek mbrojtja dhe kujdesi për mjedisin, lojërat sportive interaktive dhe aktivitetet me natyrë artistike e kulturore. Nëse jeni të interesuar të përjetoni një eksperiencë unike, mes të rinjsh dhe ekspertësh, për të rritur kapacitetet, për t’u socializuar dhe argëtuar, jeni të ftuar të aplikoni në adresat elektronike:

Personi kontaktues: mirushe.latifaj@rks-gov.net

Dërgoni një kopje të CV-së suaj dhe një letër motivimi. Të gjithë aplikantët duhet të përmbushin këto kritere: - Të jenë 18 – 23 vjeç; - Të jenë studentë nga institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ose në Republikën e Kosovës; - Preferohen studentë nga degët e shkencave sociale, gazetari dhe komunikim, gjuhë – letërsi, gjuhë të huaja; - Të jenë aktivistë ose të interesuar në çështjet rinore; - Të kenë interes për temat që lidhen me edukimin dhe punësimin; - Të shfaqin aftësi për t’u socializuar, punuar në grup dhe përshtatur në kushtet e kampit. Ky aktivitet bazohet në marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushat e Arsimit e Rinisë, si dhe realizohet në përmbushje të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015-2020 në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë si: Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF), World Vision Albania and Kosovo dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA). Të gjitha shpenzimet e akomodimit, ushqimit dhe materialet e punës do të mbulohen nga organizatorët. Aplikimet janë të hapura deri më 21 korrik 2019. Kujdes: Vetëm fituesit do të njoftohen brenda datës 22 korrik 2019

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas