Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Programi i Konferencës shkencore ndërkombëtare – ICONST në UPZ

25 Gusht 2019

Më datën 26.08.2019(E Hënë) në orën 10:30 do të mbahen fjalimet hyrëse, ku prezent do të jetë Rektori i Universitetit "Uygulamalı Bilimler" Ibrahim Diler, Rektori i Universitetit të Izmirit Prof.Dr.Bedriye Tunçsiper, Rektori i Universitetit "Uluslararasi Vizyon" Prof.Dr. Fadil Hoca si dhe Rektori i Universitetit të Prizrenit, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj.

Rektori i UPZ Prof. Asoc. Dr Ismet Temaj dhe Rektori i Universitetit "Uygulamalı Bilimler" z. Ibrahim Diler do të mbajnë fjalime akademike.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, fjalimin do të mbajë Ministri në dorëheqje, Mahir Yağcılar.

Pas fjalimeve Kryetari i Komunës së Prizrenit Prof. Dr. Mytaher Haskuka dhe Ministri Mahir Yağcilar do të ndajë mirënjohje për rektorët e universiteteve.

Programi do të mbarojë me një koktej rasti në ora 12:00.

Pas përfundimit të programit rektorët me përfaqësuesit e ERASMUS-it do të mbajnë mbledhjen ku do të diskutohen bashkëpunimi ndërmjet universiteteve, realizimi i projekteve të përkrahur nga KB, BE dhe TIKA.

Në ora 19:30 takimi dhe darka do të vazhdon në Nafron Diamond ku do të marrin pjesë 150 akademikë dhe Rektorë. Ku do të shfaqet një sempozium rreth vlerës dhe rëndësisë së Prizrenit, ku do të mbajë fjalim Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe Kryetari i UBAV Ergin Kala.

Me 26 Gusht në mbrëmje ministri, kryetari i komunës, rektorët dhe të gjithë pjesëmarrësit do të ftohen në darkë ku do të ketë edhe një program me muzikë popullore.

Përveç pjesëmarrësve nga Turqia do të ketë pjesëmarrës edhe nga Polonia, Italia, Kroacia dhe Shqipëria.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS