Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti”, bëhet pjesë e programit “Horizonti 2020” në projektin SMART4ALL

28 Gusht 2019

Horizonti 2020 është programi më i madh kërkimor shkencor dhe i inovacionit, i financuar nga Komisioni Europian që synon t’i sigurojë Europës konkurrencë globale. UPZ është partner në SMART4ALL i cili është vlerësuar maksimalisht nga Komisioni Europian. SMART4ALL është projekt 4 vjeçar, që kap vlerën 8,000,000€ dhe lidh nyjet e inovacioneve digjitale në gjithë vendet e Europës.

Konsorciumi SMART4ALL përbëhet nga 25 partnerë europian me shkathtësi ndërdisiplinore dhe njohuri nga universitetet, institutet kërkimore, investitorët, qendrat e inovacionit dhe OJQ-të, e pjesë e këtij konsorciumi tashmë është dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në UPZ.

Projekti do të ndërtojë kapacitete midis palëve të interesuara europiane përmes zhvillimit të eksperimenteve të vetë-qëndrueshme, ndërmjet vendeve që transferojnë njohuri dhe teknologji midis akademisë dhe industrisë. SMART4ALL synon CLEC (Customized low energy computing) CPS (cyber-physical systems)/IoT (Internet of Things) dhe kombinon një seri karakteristikash unike që bashkojnë së bashku kulturat, politikat, zonat gjeografike dhe fushat e aplikimit në një vizion të përbashkët.

Fushat e synuara për tu aplikuar janë digjitalizimi transportit, digjitalizimi agrikulturës, digjitalizimi mjedisit dhe digjitalizimi cdo gjëje.

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS