Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

NJOFTIM

02 Tetor 2019

NJOFTIM

Njoftohen studentët e interesuar se afati për transferim nga Universitetet e tjera publike në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, fakultetet përkatëse  është prej datës 01.10.2019 deri 31 .10.2019.

Kusht për pranimin e studentëve përmes procedurës së transferimit është që ta ketë, së paku, të përfunduar vitin e parë të studimeve, para se të aplikoj.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

- Kërkesa për transferim;

- Certifikata e notave;

- Dëshmi për vërtetimin e semestrit së paku 2018/2019 apo edhe 2019/20;

- Certifikata e lindjes ;

- ID kartela e studentit;

Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet te jene ne origjinal.

Dokumentacioni dorëzohet vetëm në kopje fizike tek Referenti i Fakultetit përkatës.

Komisioni i Studimeve i Fakultetit përkatës do t'i shqyrtojë kërkesat dhe do t'i njohë notat nga fakulteti paraprak jo më vonë se deri më 15 Nëntor 2019.

Prizren, 01.10.2019

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS