Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Mandati dhe kompetencat e Gjykatës Speciale

25 Nëntor 2019

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) është organizatë rajonale joqeveritare e cila ka shtrirë veprimtarinë e saj në Serbi, Kosovë, Malit të Zi, dhe Bosnje e Hercegovinë. YIHR e kanë themeluar të rinjtë nga këto vende, me dëshirë që të shpeshtojnë pjesëmarrjen e të rinjve në demokratizimin e shoqërisë dhe forcimin e sundimit të ligjit përmes procesit të ballafaqimit me të kaluarën dhe vënien e lidhjeve të reja progresive në rajonin e post-konfliktit të ish-Jugosllavisë.

Te ftuar:  Micheal Doyle, Outreach Coordinator.

Solene Moutier, Oitreach Assistant,

Tadeja Novinc, Legal Officer Victimes Participation Office,

Silke Studinskz, Head of the Victims Participations Offoce

Amfiteatër: Ora  10:00, date 27/11/2019. (e Mërkurë).

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR-KS) është duke bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara te Kosovës (Gjykata Speciale), duke organizuar workshope me të rinjtë nga rajone të ndryshme të Kosovës, me qëllim që të informohen për mandatin dhe kompetencat e Gjykatës Speciale.

Të rinjtë do të kenë mundësi te informohen drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (Gjykata Speciale) dhe të bëjnë pyetje në lidhje me autorizimet dhe fushë veprimtarinë e këtij institucioni. Gjatë workshopit do të ketë përkthim simultant për të gjithë pjesëmarrësit, nga gjuha angleze në gjuhën shqipe.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS