Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

KONKURS PËR ANGAZHIMIN E PERSONELIT AKADEMIK NË BAZË TË NEVOJAVE TË NJËSIVE AKADEMIKE

24 Janar 2020

KONKURS

PËR ANGAZHIMIN E PERSONELIT AKADEMIK NË BAZË TË NEVOJAVE TË NJËSIVE AKADEMIKE

Angazhimi me honorar i personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit  për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, Statutin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës nr. 03/L-212, UA/07/2017 dhe në Rregulloret e  Brendshme të Universitetit.

 

a) Kushtet e përgjithshme për angazhim

1. Personeli i jashtëm akademik mund të angazhohet në Universitet për një periudhë të caktuar kohore, me qëllim të realizimit të veprimtarisë arsimore e shkencore mbi bazën e një konkursi publik për bashkëpunëtorë të jashtëm (me honorar). Angazhimi nuk nënkupton sipas këtij konkursi themelimin e marrëdhënies së rregullt të punës e as pagesë me automatizëm gjatë periudhës për të cilën angazhohet.

2. Angazhimi me honorar i bashkëpunëtorëve të jashtëm bëhet në mënyrë transparente në përputhje me Rregulloren për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm.

b) Fondi i orëve mbinormë (honorar), dhe kohëzgjatja e kontratës

1. Sipas Rregullores nr. 01-11/A të datës 18.01.2019, bashkëpuntorët e jashtëm, të angazhuarit, dhe profesorët jashtë Universitetit, por me tituj të barazvlefshëm në Universitete publike, për ligjerata mund të mbajnë deri në gjashtë orë në javë. Në veçanti për ligjeruesit e angazhuar në gjuhën turke dhe boshnjake të cilët mund t’i mbajnë deri në tetë orë në javë.

Bashkëpuntorët e angazhuar për ushtrime, ( pa thirrje akademike në Universitetet Publike) mund të mbajnë deri në tetë orë në javë.

2. Kandidatët të cilët do të përzgjidhen në kuadër të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie dhe ushtrime, do të pajisen me kontrata pune me honorar (varësisht nga fondi i orëve që kanë ), për periudhën nga 16.02. 2020 – 31. 05. 2020.

3. Kompensimi do të bëhet në përputhje me raportin e orëve të realizuara gjatë semestrit të caktuar, i cili vërtetohet nga njësia akademike përkatëse, por jo më shumë se fondi i orëve i përcaktuar sipas rregullores në fuqi për të ardhurat personale të Personelit Akademik të Universitetit. Kompensimi bëhet vetëm nga kategoria ekonomike paga dhe meditje.

4. Personeli i angazhuar që ka thirrje akademike si: Profesorë i rregullt, Profesorë i asociuar, Profesorë asistent dhe Ligjërues, përveç orëve të ligjëratave të mbajtura, i kompensohen edhe orët e ushtrimeve në raport 2:1 ( 2 orë ushtrime = 1 orë ligjëratë), në kuadër të normës së paraparë.

5. Në kuadër të kontratës me honorar është përfshirë edhe mbajtja e provimeve dhe angazhimet e tjera, si: konsultimet me studentë, dhe mbajtja provime në tri afate të rregullta dhe deri në dy afate të jashtëzakonshme (nëse i lejon Senati, afatet e jashtzakonshme).

6. Të gjitha kontratat e përkohshme të angazhimit me honorar do të jenë të bazuara në dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”, Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës nr. 03/L-212 dhe Aktet e Brendshme të Universitetit.

7. Një mësimdhënës mund të angazhohet në dy ose më shumë lëndë të së njëjtës fushë në njësitë akademike, duke mos e tejkaluar normën e plotë.

c) Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Kërkesa për aplikim dhe CV-ja;
  • Çertifikata apo ekstrakti i lindjes;
  • Çertifikata penale (vërtetim nga gjykata mbi të kaluarën penale);
  • Kopja e diplomës përkatëse e noterizuar nga organi kompetent, (kandidatët që kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet të sjellin edhe vendimin e nostrifikimit të diplomës përkatëse si: bachelor, master, magjistraturë, dhe doktoraturë);
  • Kandidatët të cilët aplikojnë për pozitën e asistentit, lektorit apo korepetitorit, duhet të sjellin edhe çertifikatën e notave të studimeve bachelor dhe master;
  • Dëshmi për publikime shkencore e profesionale, si dhe informata të tjera specifike shtesë;
  • Dëshmi për angazhime në Universitet (nëse kanë qenë të angazhuar më parë) ose në ndonjë institucion tjetër (të akredituar) të arsimit të lartë;
  • Kandidatët që nuk kanë shtetësi të Republikës së Kosovës, duhet të sjellin dëshminë e lejeqëndrimit. Nëse nuk kanë qëndrim rezident në Republikën e Kosovës, të sjellin një deklaratë nën betim që nuk janë banorë rezident në Republikën e Kosovës.
  • Dëshmia për njohjen e gjuhëve të huaja, (njohja e gjuhës angleze ose e ndonjë gjuhe tjetër të huaj është përparësi).

Stafi i rregullt Akademik i Universiteteve Publike në Republikën e Kosovës të cilët shprehin interesin për angazhim sipas këtij konkursi përveç dokumentacionit të përmendur më lart, duhet të sjellin edhe leje ose konfirmim nga ana e Rektorit të Universitetit prej nga vijnë si dhe dëshminë për vlerësimin e performancës së kandidatit nga institucioni akademik (Universiteti, kolegji) ku ka punuar paraprakisht.

I) FAKULTETI I EKONOMISË

1. Një profesor për lëndën: Anglishtja Afariste II (2 orë).

2. Një profesor për lëndën: Gjuha Gjermane II (2 orë).

3. Një profesor për lëndën: Gjuha Turke II (2 orë).

4. Një profesor për lëndën: Gjuha Turke III (2 orë).

5. Një asistent për lëndën: Anglishtja Afariste II (2 orë).

6. Një profesor për lëndën: Gjuha Gjermane II (2 orë).

7. Një profesor për lëndën: Gjuha Turke II (2 orë).

8. Një profesor për lëndën: Gjuha Turke III (3 orë).

II) FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

a) Në gjuhën turke:

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Teknologjia TCP/IP, Cloud Computing, Përmbajtja dinamike e ueb-inxhinjeringut (sem. IV-O, sem .VI-O, sem. VI).

2. Një mësimdhënës për lëndët: Mikrokontrollerët, Autentifikim dhe kriptografi (sem. IV-O, sem IV-O).

3. Një mësimdhënës për lëndën:  Konceptet e telekomunikimit mobil (sem- VI-O).

4. Një mësimdhënës për lëndën:  Anglisht për shkenca kompjuterike 4 (sem. VI-Z).

5. Një mësimdhënës për lëndën: Metodat e hulumtimit (sem. IV-O).

6. Një mësimdhënës për lëndën: Ndërveprimi njeri-kompjuter (sem. VI-Z).

7. Tre asistent: Për grup lëndësh.

b) Në gjuhën boshnjake:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Mikrokontrollerët, Konceptet e Telekomunikimit Mobil (sem. IV-O, sem .VI-O).

2. Një mësimdhënës për lëndët: Autentifikim dhe Kriptografi, Cloud Computing (sem. IV-O, L+U, sem. VI-O).

3. Një mësimdhënës për lëndët:  Teknologjia TCP/IP, Ueb-Dizajn, Përmbajtja Dinamike e Ueb-inxhinjeringut (Sem IV-O, Sem IV-O, Sem VI-O).

4. Një mësimdhënës për lëndën: Anglisht për Shkencat Kompjuterike 4 (sem. VI-Z

5. Një mësimdhënës për lëndën: Metodat e Hulumtimit (Sem VI-O).

6. Një mësimdhënës për lëndën: Ndërveprimi Njeri-Kompjuter (TIT Sem IV-Z).

7. Tre asistent: Për grup lëndësh.

III) FAKULTETI I JURIDIKUT

1. Një asistent për lëndën: E Drejta e Procedurës Penale II (8 orë).

2. Një asistent për lëndën: E Drejta Penale II (8 orë).

3. Një asistent për lëndën: Politikat dhe Adminstrata Publike, Juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese (2 orë).

4. Një asistent për lëndën: E Drejta Civile, pjesa e posaqme ( E Dreja Sendore) (8 orë).

IV) FAKULTETI I EDUKIMIT

a) Në gjuhën mësimore shqipe:

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Metodologjia e Mёsimit tё Matematikёs I, Programi (Fillor) O, Metodologji e Njohjes sё Koncepteve Matematikore, Programi (Parashkollor) (O).
  2. Një mësimdhënës për lëndën: Metodologji e Arteve Figurative, Programi (Parashkollor) O.
  3. Një mësimdhënës për lëndën: Metodologji e Leximit Letrar, Programi (Parashkollor)Z.
  4. Një asistent për lëndët: Edukimi Gjithёpёrfshirёs me Metodologji Programi (Fillor) O, Bazat e Hulumtimit në Edukim (Fillor-Parashkollor) (O), Filozofi e Edukimit, (Parashkollor) O.
  5. Një asistent për lëndët: Psikologji Edukimi Programi (Fillor) O, Psikologji e Zhvillimit dhe e Personalitetit (Parashkollor) (Z).
  6. Një asistent për lëndën: Letrsi për Fëmijë Programi (Fillor) O.

b) Në gjuhën mësimore turke:

1. Një mësimdhënës për Lëndën: Bazat e Shkencave Natyrore me Metodologji (O)

2. Një mësimdhënës për lëndën: Artet Figurative me Metodologji (O)

3. Një mësimdhënës për lëndë: Pedagogjike (Z)

4. Dy mësimdhënës për lëndë: Psikologjike (O dhe Z)

5. Një mësimdhënës për lëndën: Bazat e Shkencave Shoqërore me Metodologji (O)

6. Një mësimdhënës për lëndën: Historia Kombëtare (O)

7. Një mësimdhënës për lëndën: Edukimi Mjedisor (Fillor dhe Parashkollor) (O)

8. Një mësimdhënës për lëndën: Metodologji e Leximit Letrar, (Parashkollor) (Z)

C) Në gjuhën mësimore boshnjake:

1. Një mësimdhënës për lëndën: Strategjitë dhe Metodat e Shkrim Leximit, Programi Fillor O).

2. Një mësimdhënës për lëndët: Letërsi për fëmijë, Programi Fillor (O), Estetikë, Programi (Parashkollor) (Z).

3. Një mësimdhënës për lëndën: Metodika e Mësimit të Matematikës I, Programi Fillor (O).

4. Një mësimdhënës për lëndën: Metodologji e Njohjes së Koncepteve, Matematikore, Programi (Parashkollor) (O).

5. Një mësimdhënës për lëndën: Filozofia e Edukimit, Programi Parashkollor (O).

6. Një mësimdhënës për lëndën: Bazat e Shkencave Shoqërore me Metodologji, Programi (Parashkollor) (O).

7. Një mësimdhënës për lëndën: Historia Kombëtare Programi Fillor (O)

8. Një mësimdhënës për lëndët: Artet e Bukura Programi Parashkollor) (Z), Artet e Bukura Programi (Fillor) (Z), Punë Dore me Modelim, Programi Parashkollor (O).

9. Një mësimdhënës për lëndën: Praktika Pedagogjike II (5 javë), P. Parashkollor (O).

10. Një mësimdhënës për lëndën: Praktika Pedagogjike II (5 javë), Programi Fillor (O).

11. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë Angleze për Mësues Programi Fillor (Z).

V) FAKULTETI I FILOLOGJISË

a) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe:

1. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë angleze IV.

2. Një asistent për lëndët e letërsisë: Letërsi Romantike II, dhe Letërsi Moderne II.

b) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze:

1. Një mësimdhënës për lëndën: Sintaksë e Gjuhës Angleze.

2. Një mësimdhënës për lëndën: Përkthim Anglisht-Shqip.

3. Një mësimdhënës për lëndën: Vlerësimi dhe testet.

4. Një asistent për lëndët: ESP I, dhe EAP I.

5. Një asistent për lëndën: Historia e Gjuhës Angleze.

6. Një asistent për lëndën: Poezi e Renesancës.

c) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Letërsi Gjermane III, Seminar në Shkencën e Letërsisë Gjermane (6 orë).

2. Një mësimdhënës për lëndët: Sintaksë e Gjuhës Gjermane, dhe Hyrje në Didaktikën e Gjuhëve të Huaja (6 orë).

3. Një asistent për lëndët: Praktikë Gjuhe IV, dhe Gjuhë e Sotme Gjermane, (6 orë U) .

Dokumentacioni dorëzohet në kopje fizike në Fakultetet përkatëse nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në objektet e Universitetit “Ukshin Hoti”, adresa: “Rruga e Shkronjave”, nr. 1, 20000 Prizren. Të drejtë aplikimi, pa asnjë diskriminim, kanë të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kriteret për aplikim. Nuk mund të aplikojnë kandidatët që kanë arritur moshën e pensionit sipas dispozitave ligjore në fuqi ose që e arrijnë këtë moshë para datës, 16.02.2020.

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, nga dita e publikimit në faqen e Universitetit respektivisht deri më, 07.02.2020, kurse publikimi i listave bëhet në faqen zyrtare të Universitetit “Ukshin Hoti” (www.uni-prizren.com) më, 12.02.2020.

Afati i ankesave bëhet nga data, 13.02.2020 – 15.02.2020 (deri në orën 15:00). Ankesat bëhen në Njësitë Akademike përkatëse dhe i drejtohen Komisionit të formuar nga Këshilli i Fakultetit. Anëtarët e Komisionit për vlerësim të kandidatëve nuk mund të jenë edhe anëtarë të Komisionit të ankesave.

Komisioni obligohet që brenda 5 (pesë) ditësh të shqyrtoj ankesat.

Vërejtje: Lëndët janë të specifikuara, si: obligative (O), dhe zgjedhore (Z).

Të gjitha ato lëndë zgjedhore, për të cilat nuk plotësohet numri minimal i studentëve për formimin e grupeve sipas Rregullores, do të anulohen, prandaj Universiteti “Ukshin Hoti” paraprakisht u bënë të ditur kandidatëve se përzgjedhja e tyre për lëndë zgjedhore nuk nënkupton doemos angazhimin e tyre për këtë semestër.

Njësitë Akademike dalin me njoftime zyrtare rreth lëndëve zgjedhore.

Rektor

Prof. asoc. dr Ismet Temaj

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS