Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Konkurs për zgjedhjen e personelit akademik

28 Janar 2020

KONKURS

Për zgjedhjen e Personelit Akademik

I. FAKULTETI  I EKONOMISË:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Mjedisi Ndërkombëtar i Biznesit, Menaxhimi i Operacioneve (BA) dhe Menaxhim Operacionesh (MA).

II. FAKULTETI  I  SHKENCAVE  KOMPJUTERIKE:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e Bartjes së Informacionit ( Bsc. TIT sem. III, O), Zhvillimi dhe Menaxhimi i Sistemit Softuerik (Msc. sem. II, O), Kërkesat në Dizajnimin e Sistemit (Bsc. TIT sem. III, Z), Ndërveprimi Njeri-Kompjuter (Bsc. TIT sem. IV, Z), Hyrje në Web, Gjuhë dhe Teknologji (Bsc. TIT sem. II, Z).

III. FAKULTETI   JURIDIK:

1. Një mësimdhënës për lëndët: E drejta Civile Pjesa e Përgjithshme ( 6 orë ), E drejta e Detyrimeve  ( 6 orë ).

IV. FAKULTETI  I  EDUKIMIT

Në gjuhën mësimore shqipe:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Letërsi për Fëmijë, dhe Histori e Letërsisë Kombëtare.
Në gjuhën mësimore turke:

2. Një mësimdhënës për lëndët e: Gjuhës dhe Letërsisë Turke;

Në gjuhën mësimore boshnjake:

3. Një mësimdhënës për lëndë: Pedagogjike.

I. Kushtet dhe dokumentacioni për aplikim

1. Zgjedhja e Personelit Akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të  Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, respektivisht në përputhje me nenet 171-174 të këtij Statuti. Kandidatët të cilët aplikojnë për mësimdhënës duhet të kenë së paku gradën Doktor i Shkencave (Dr. sc.), si dhe për pozitën e asistentit gradën Master ose Magjistër në fushën përkatëse.

2. Kandidatët të cilët aplikojnë për rizgjedhje asistent duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës, si dhe rizgjedhja e tyre bëhet në përputhje me dispozitat e nenit 174 të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”.

3. Dokumentacioni për aplikim:

  • Kërkesën dhe CV-në,
  • Kopjen e diplomës përkatëse (për pozitën e mësimdhënësit nevojiten diplomat e tri niveleve të studimeve; ndërsa për pozitën e asistentit nevojiten diplomat e dy niveleve të studimit dhe çertifikatën e notave)  të noterizuar;
  • Ekstraktin, çertifikatën e lindjes (origjinale), dhe kopjen e letërnjoftimit;
  • Dëshminë nga gjykata mbi të kaluarën penale (origjinale);
  • Kandidatët të cilët janë të punësuar në ndonjë institucion të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës duhet të paraqesin edhe vendimin për zgjedhjen e fundit si dhe raportin mbi vlerësimin e performancës (nëse aplikohet).
  • Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë;
  • Njohja e gjuhës angleze ose e ndonjë gjuhe tjetër është përparësi për aplikantët.

4. Kandidatët që kanë doktoruar ose magjistruar jashtë vendit, duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT-i, në të kundërtën do të konsiderohet e pakompletuar dosja e aplikantit.

5. Në rast se asnjëri prej kandidatëve nuk i plotëson kriteret ligjore për mësimdhënës apo asistent të shpalluar sipas këtij konkursi, atëherë pozita e njëjtë mbetet e paplotësuar dhe procedura e konkursit do të mbyllet deri në rishpalljen eventuale të së njëjtës.

II. Afati dhe mënyra e aplikimit

1. Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë), ditë nga dita e shpalljes në web-faqe, përkatësisht deri më, 12.02.2020 në orën 15:00.

2. Paraqitja e dokumenteve bëhet në njësitë përkatëse akademike (sekretarët e njësive akademike), në kopje fizike, si dhe kopjen elektronike në e_mail-in zyrtar: apliko.upz@uni-prizren.com (aplikacioni i dorëzuar vetëm në njërën mënyrë, fizike ose elektronike, nuk shqyrtohet nga komisioni).

3. Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato që janë të pakompletuara apo të parregullta nuk do të pranohen në konkurs (nuk do të shqyrtohen nga komisioni përkatës).

4. Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen zyrtare të Universitetit në këtë adresë: www.uni-prizren.com

 

III. Procedura e zgjedhjes së kandidatëve dhe e drejta e ankesës

1. Hartimi i raporteve të Komisioneve Recensuese dhe aprovimi i tyre nga Këshilli i Fakultetit duhet të bëhet në afat prej 45 (dyzet e pesë) ditësh, nga data e mbylljes së këtij konkursi.

2. Pas aprovimit të raporteve të Komisioneve Recensuese nga Këshilli i Fakultetit, të njëjtët brenda afatit prej 10 (dhjetë) ditësh duhet të dërgohen për publikim në faqen zyrtare të Universitetit;

3. Faza e parë e ankimimit: Raportet qëndrojnë në faqen zyrtare 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e publikimit të tyre, sa zgjat edhe afati i ankesave ndaj këtyre raporteve. Afati i ankesave në këtë fazë fillon në ditën e publikimit të raportit në faqen zyrtare dhe i drejtohen Komisionit të Ankesave në kuadër të njësisë akademike, i cili është i obliguar që në afat prej 7 (shtatë)  ditësh të kthej përgjigje lidhur me ankesën.

4. Këshilli i Fakultetit i njësisë akademike pas përgjigjes së Komisionit të Ankesave dhe rishikimit të raportit të Komisionit Recensues, dërgon propozimin në Senat (Komisionin e Studimeve)  brenda 5
(pesë) ditësh.

5. Komisioni i Studimeve brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh duhet ta dorëzoj raportin në Senat, i cili në afat prej 30 (tridhjetë) ditësh duhet të marrë vendim lidhur me zgjedhjen ose jo të kandidatëve për atë pozitë.

6. Faza e dytë e ankimimit (ankimimi përfundimtar në nivel të institucionit): Kundër vendimit të Senatit (njoftimit zyrtar për zgjedhjen e stafit), lejohet ankesa në Komisionin për Zgjidhjen e Ankesave në nivel të Senatit, në përputhje me nenin 185 paragrafi 2 dhe 3.4 i Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” , në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh si instancë e fundit në nivel të Universitetit.

 

Rektor

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit