Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Njoftim për Studentët

20 Mars 2020

Njoftim për Studentët

Qasje në email-in zyrtar,

Universiteti i “UKSHIN HOTI” Prizren njofton studentët se duke u bazuar në situatën e fundit të shfaqjes së korona virusit dhe duke e parë të nevojshme rëndësinë e vazhdimit të mësimit nga distanca ka krijuar qasjet për të gjithë studentë në emailin zyrtar.

Studentëve i ‘u është krijuar email-i i personalizuar në Google (Gmail) “G Suite for Education”, në mënyrë që të qaseni dhe të vazhdoni mësimin online.

Emailet tuaja janë të formatit, si në shembullin në vijim:

Numri juaj i ID-së:      182030XXX.b@uni-prizren.com - për studentët e nivelit Bachellor,

Numri juaj i ID-së:      182030XXX.m@uni-prizren.com - për studentët e nivelit Master,

kurse fjalëkalimi fillestar i emailit është numri juaj personal i letërnjoftimit.


Shënim: Emaili është i përbërë nga numri i ID.b ose ID.m (e jo numri i letërnjoftimit) dhe shtesa (domain) @uni-prizren.com

Ju lutem, për çdo vështirësi teknike na shkruani në e-mail support.it@uni-prizren.com dhe zyra e TI-së e Universitetit do t’u japë përgjigje pyetjeve tuaj, lidhur me çdo gjë që mund të keni të paqartë.

Ju falënderojmë për bashkëpunim!

Me respekt,

Zyra e TI-së

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS