Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Njoftim - Programi i bursave për magjistrature në SHBA (KAEF)

24 Qershor 2020

Njoftim:

Programi i bursave per magjistrature ne SHBA, Fondi Kosovaro-Amerikan i Edukimit (KAEF), hap aplikimin per vitin akademik 2021. Programet ofrohen ne dy menyra, ajo tradicionale e studimit ne SHBA, si dhe ajo Online, program qe mund te vijohet edhe nga profesionistet e rinj. Afati i fundit per aplikim eshte: 13 korrik 2020, per kushtet e aplikimit: https://www.kaef-online.org/

Fondi Kosovaro-Amerikan i Edukimit (KAEF)

KAEF është një fond i vazhdueshëm i edukimit, dedikuar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës përmes edukimit. KAEF ofron bursa të plota të nivelit master për kosovarët për t’u shkolluar në universitetet e përzgjedhura amerikane. Prej vitit 2005 deri më sot, KAEF-i ka ndarë mbi 100 bursa të nivelit master duke u bazuar në një proces konkurrues, meritor dhe si i tillë nuk diskriminon në baza etnie, moshe, race, gjinie, feje apo nevojave të veçanta.

Risi ne KAEF:

Nga ky vit, krahas programit tradicional te studimit ne SHBA, bursa e KAEF-it ofron edhe programin e magjistratures online. Ky drejtim, parasheh ofrimin e burses per profesionitet e rinje, te cilet duan ti ndjekin mesimet pa nderprere marrdheniet e punes qe kane ne Kosove. Programet akademike mund te zgjasin nga nje deri ne tre vjet.

Procesi i Aplikimit:

Fillimisht, aplikacionet e plotësuara online, shqyrtohen nga ekspertët amerikanë të arsimit të lartë. Në fazën e dytë, kandidatët e vlerësuar do t’i nënshtrohen intervistës dhe testimeve (TOEFL, GMAT/GRE). Së fundmi bëhet përzgjedhja e studentëve në bazë të vlerësimeve të aplikacioneve, rezultateve të testeve dhe të intervistës.

Aplikacioni i KAEF-it për bursa të nivelit master është i hapur dhe afati i fundit për aplikim është 13 Korrik 2020. Aplikacionit mund t’i qaseni në këtë vegëz: https://www.kaef-online.org

Postimi yne ne Facebook mund te gjindet ketu: https://www.facebook.com/kaefonline/photos/a.10150263607456156/10157110763871156/?type=3&theater

Postimi yne ne Twitter: https://twitter.com/kaefonline/status/1259790115980926978/photo/1

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit