Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Konkurs për Iirimin nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit "Ukshin Hoti” në Prizren për vitin akademik 2019/2020

07 Korrik 2020

Këshilli Drejtues bazuar në dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti" nr. 04-V-621 si dhe dispozitat tjera ligjore në fuqi, merr vendim për të shpall:

KONKURS

Për Iirimin nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit "Ukshin Hoti” në Prizren per vitin akademik 2019/2020, për kategoritë si më poshtë:

1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale si dhe studentët me aftësi të kufizuara fizike;

2. Studentët, të cilët janë invalidë ose veteranë të luftës, studentët që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës dhe fëmijët e invalidëve ose veteranëve të iuftës;

3. Studentët e të njëjtit prind i cili ka dy (2) e me shumë studentë në studime në Universitetet publike të Kosovës.


Shënim:

  • Studentët e vitit të parë të nivelit baçelor nuk mund të jenë pjesë e këtij konkursi, pasi që viti i parë i studimeve bacelor është pa pagesë.
  • Përfitues sipas pikës 1 dhe 2 të këtij konkursi janë vetëm studentët të cilët kanë kryer pagesën administrative të semestrit përkatësisht nuk janë liruar nga zyra për shërbime studentore.
  • Studentët përsëritës që i takojnë pikës së tretë (3) nuk mund të përfitojnë nga ky konkurs.

Të gjithë studentët duhet t'i paraqesin:

  • Kërkesën për Iirimin nga pagesa e semestrit (formular i aplikimit);
  • Vërtetimin e studimeve për vitin akademik 2019 - 2020;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Kopjen e llogarisë bankare (personale) si dhe
  • Fletëpagesat e semestrave per të cilët aplikon ( kopjen e të cilëve e ka pala ose mund të gjenden tek zyra per sherbime studentore).

1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale, si dhe studentët me aftësi të kufizuara fizike duhet të sjellin edhe;

1.1 Dëshminë nga MPMS-ja (të vërtetuar) mbi statusin e studentitsipas pikës 1 të këtij konkursi [1].

1.2 Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të ndihmës sociale [2].

1.3 Çertifikatën e lindjes së studentit/es.

2. Studentët, të diet janë invalidë ose veteranë të luftës, studentët që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës dhe fëmijët e invalidëve ose veteranëve të luftës;

2.1  Kopjen e vërtetuar të vendimit nga MPMS-ja, mbi statusin e familjes së dëshmorit, viktimës civile, invalidëve dhe veteranëve.

2.2 Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të statusit të familjes së dëshmorit/viktimës civile [3];

2.3  Çertifikatën e lindjes së studentit/es.

3. Studentët e të njëjtit prind duhet të paraqesin:

3.1 Çertifikatën e lindjes;

3.2 Vërtetimin per regjistrimin e vitit akademik 2019/2020,

Dorëzimi i dokumentacionit bëhet pranë zyrës së Këshillit Drejtues, Objekti i Fakultetit Ekonomik. Për shkak të gjendjes së krijuar si rezultat i pandemisë dhe me qëllim të shmangies së kontakteve fizike, dorëzimi i aplikacioneve bëhet në kutinë për aplikim.

Afati për aplikim është prej dates, 08.07.2020 deri më: 22.07.2020.

Formularin për aplikim mund ta gjeni në faqen zyrtare të Universitetit të Prizrenit: www.uni-prizren.com



[1] Studentet familjet e të cilëve janë në asistencë sociale duhet të sjellin vendimin e Ministrisë Punës dhe Mirëqenies Sociale me çka dëshmohet statusi familjar si dhe studentët me aftësi të kufizuara duhet të sjellin vendimin (apo ndonjë dokument tjetër valid) me të cilin dëshmohet statusi social i studentit.

[2] Vetëm për studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale

[3] Përveç dokumentacionit të përmendur më lartë, kërkohet edhe kopja e letërnjoftimit të bartësit të vendimit për fëmijet e dëshmorëve dhe viktimave civile të luflës.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas