Mbajtja e mësimit për Semestrin Veror të Vitit Akademik 2020/2021
15 Shkurt 2021Në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr. 01/63 të datës 11.02.2021, lidhur me organizimin e procesit mësimor në Semestrin Veror të Vitit Akademik 2020/2021, Senati i Universitetit në mbledhjen e mbajtur më 15.02.2021 u dakorduan që të zbatohet në plotëni Vendimi përkatës i Qeverisë dhe se dekanët e njësive akademike në bashkëpunim me stafin akademik të veprojnë në përputhje të plotë me "Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19" dhe udhëzimet e IKSHP-së.
Dekani në bashkëpunim me mësimdhënësin dhe asistentin përkatës merren vesh që të organizojnë formatin e mësimit ose ushtrimeve varësisht prej numrit të studentëve, madhësisë së klasës mësimore dhe gjendjes shëndetësore ose moshës së mësimdhënësit.
Po ashtu dekanët në bashkëpunim me mësimdhënësitë caktojnë mënyrën e mbajtjes së konsultimeve dhe obligimeve tjera të mësimdhënësve.
Për të gjitha këto dekanët raportojnë një herë në javë(të premten) më baza periodike te menaxhmenti i universitetit.
Nga Dekanët kërkohet që të njoftohen studentët sonte deri në orën 21:00 për secilin rast specifik për mënyrën e mbajtjes së ligjeratave, aty ku nuk mund te mbahet mësimi në mënyrë fizike.