Konstituohet Bordi Këshillëdhënës Industrial (BKI) në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në UPZ

20 Dhjetor 2019

Me datë 19.12.2019 në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit u themelua Bordi Këshillëdhënës Industrial (BKI) roli i të cilit është në funksion të bashkëpunimit dhe ndërveprimit të fakultetit me komunitetin e biznesit dhe palët e jashtme të interesit. Ky bashkëpunim synon shkëmbimin e përvojave të mira dhe rekomandimeve me dobi reciproke (këshillime, trajnime, studime të përbashkëta, mundësi punësimi, ekspertiza, praktika profesionale etj.). Anëtarë të bordit janë komuniteti i biznesit, organizatat qeveritare si dhe nga shoqëria civile.

Pas procesit zgjedhor të fshehtë, Endra Luzha (ABI), u zgjodh kryetare e BKI ndërsa Besim Loshaj (Agroproduct), zëvendëskryetar.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/