Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Vataj po merr pjesë në Konferencës e 3-të Ndërkombëtare për arsimin e lartë në Brno të Çekisë

25 Maj 2017

Rektori Vataj po merr pjesë në Konferencës e 3-të Ndërkombëtare për arsimin e lartë në Brno të Çekisë

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj po merr pjesë në Konferencën e 3-të Ndërkombëtare me temë “Plagjiatura në Evropë dhe përtej” që po zhvillon punimet në Brno të Çekisë. Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe Rektori i Universitetit të Mitrovicës, Prof. Dr. Alush Musa, Rektori i Universitetit të Ferizajit, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe prorektorët e universiteteve të tjera publike në Kosovë. Konferenca ndërkombëtare po mbahet për ndarjen e praktikave më të mira dhe përvojën në adresimin e çështjeve të integritetit akademik, ku po mbajnë prezantime studiues nga e gjithë bota. Integriteti akademik po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në arsimin e lartë në të gjithë Evropën. Shumë universitete po kërkojnë politika efektive, mjete elektronike zbulimi dhe metoda parandalimi. Është e nevojshme diskutimi i gjerë, të kuptuarit e dallimeve kulturore dhe shkëmbimi i përvojave dhe i vlefshëm për të mbështetur. Konferenca është organizuar bashkërisht nga Universiteti Mendel në Brno, Rrjeti Evropian për Integritetin Akademik dhe Këshilli i Evropës.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.