Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Ndahen certifikatat për studentët e Fakultetin Juridik

07 Qershor 2017

Sot me datë 07.06.2017. në Fakultetin Juridik është bërë ndarja e certifikatave për 12 studentë të Fakultetit Juridik, të cilët kanë vijuar kursin e organizuar nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me National Center for State Courts (NCSC/INL)  në kuadër të programit “Kërko Drejtësi” për përgatitje për Klinik Juridike Penal.

Ndarjen e Certifikatave e bëri zotëri John Furnari, në prani të Prorektorit Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu dhe Dekanit të Fakultetit Juridik Prof. Ass. Dr. Arif Riza.


<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin.  Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim. Ditë më parë organizuam me një ceremoni madhështore përvjetorin e SHLP-së, nga e cila vatër e arsimit të lartë për më shumë se gjysmë shekulli kanë dalë mijëra mësues të cilët kanë edukuar dhjetëra gjenerata. UPZ vazhdon traditën e kualifikimit të mësimdhënësve të rajonit të Prizrenit dhe me gjerë, përderisa si universitet është zgjeruar duke ofruar kuadro të përgatitur edhe për fushat e tjera. Urime 7 Marsin - Ditën e Mësuesit! Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren "

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim.