Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Nisi punimet simpoziumi ndërkombëtar “Eastern Alpine and Dinaric Vegetation Ecology” në UPZ

14 Korrik 2017

 

Të premten ka filluar punimet simpoziumi ndërkombëtar “Eastern Alpine and Dinaric Vegetation Ecology” që organizohet nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti “Haxhi Zeka” – Pejë. Në këtë Simpozium po marrin pjesë profesorë nga shtete të ndryshme të Evropës (Austri, Itali, Gjermani, Slloveni, Spanjë, Kroaci, Bullgari, Turqi, Maqedoni, Shqipëri, etj.) dhe i takon lëmisë së Ekologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren në cilësi të nikoqirit në nisjen e punimeve të këtij simpoziumi ju dëshiroi mirëseardhje dhe suksese në prezantimin e punimeve të tyre të gjithë studiuesve. Rektori Vataj falënderoi organizatorët dhe në veçanti Rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku, për mundësimin që kjo ngjarje e rëndësishme të ndodhë në UPZ. Ai theksoi se për seriozitetin e kësaj konference flasin numri i madh i studiuesve nga shumë shtete evropiane, duke shtuar se një organizim i tillë është vlerë për UPZ por edhe për gjithë Kosovën. “Kontributi i juaj do të jetë edhe për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtje së bimëve endemike dhe diversitetit në vendin tonë”, nënvizoi rektori Vataj.

Ndërkaq, rektori i Universitetit i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku, në fjalën e tij në cilësi të bashkorganizatorit të simpoziumit ju uroi suksese studiuesve dhe falënderoi rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj, profesorin UP Prof. Ass. Dr. Bekim Gashi dhe të gjithë organizatorët për kontributin e dhënë që ky organizim të shkoj për së mbari. Ndërsa, Prof. Zeljko Skvorc nga Universiteti i Zagrebit u shpreh i kënaqur që ky simpozium me këtë tematik po organizohet në Prizren. Ai po ashtu falënderoi Rektorin Vataj dhe Rektorin Millaku për kontributin e dhënë në këtë kuadër.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin.  Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim. Ditë më parë organizuam me një ceremoni madhështore përvjetorin e SHLP-së, nga e cila vatër e arsimit të lartë për më shumë se gjysmë shekulli kanë dalë mijëra mësues të cilët kanë edukuar dhjetëra gjenerata. UPZ vazhdon traditën e kualifikimit të mësimdhënësve të rajonit të Prizrenit dhe me gjerë, përderisa si universitet është zgjeruar duke ofruar kuadro të përgatitur edhe për fushat e tjera. Urime 7 Marsin - Ditën e Mësuesit! Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren "

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim.