Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Thaçi mbajti ligjëratë para studentëve të Universitetit të Prizrenit

07 Prill 2014

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit Publik të Prizrenit, të cilëve u ka rikonfirmuar vendimin e tij për përgjysmimin e pagesës prej 50 % të semestrave, konvikteve dhe menses për të gjithë studentet e Universiteteve Publike.

Kryeministri Thaçi, i ka ftuar studentet që t’a ndihmojnë atë për të fituar edhe betejën e tretë, atë të Kosovës Evropiane dhe zhvillimit ekonomik.

“Ju ftoj të më ndihmoni, të jemi bashkë sepse vetëm bashkë mundemi. Fituam betejën kundër Serbisë për liri, fituam betejën për pavarësi, tani të fitojmë betejën e tretë për Kosovën Evropiane, të zhvillimit ekonomik, ku papunësia do të jetë dyfish më e vogël”, ka thënë ai.

Thaçi, po ashtu i ka premtuar studentëve se fondi i punësimit që do të jetë një miliardë euro do të jetë në shërbim të të gjithë atyre bizneseve të cilat do të krijojnë vende pune dhe do të rrisin prodhimin.

Thaçi pati edhe shumë pyetje nga studentet dhe stafi akademik, si dhe ka marr një mirënjohje nga parlamenti i studentëve.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas