Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Vataj dhe Dekani Rizaj morën pjesë në puntorinë për diplomatët e rinj organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës

02 Tetor 2017

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Arif Rizaj, të hënën kanë marr pjesë në punëtorinë për diplomatët e rinjë të organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës, ku morën pjesë edhe Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, ish-ministrja Edita Tahiri dhe drejtori i Akademisë Diplomatike, Beqir Ismaili etj.. Universiteti “Ukshin Hoti” ka marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës, ku janë organizuar edhe aktivitete të ngjashme të përbashkëta.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin.  Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim. Ditë më parë organizuam me një ceremoni madhështore përvjetorin e SHLP-së, nga e cila vatër e arsimit të lartë për më shumë se gjysmë shekulli kanë dalë mijëra mësues të cilët kanë edukuar dhjetëra gjenerata. UPZ vazhdon traditën e kualifikimit të mësimdhënësve të rajonit të Prizrenit dhe me gjerë, përderisa si universitet është zgjeruar duke ofruar kuadro të përgatitur edhe për fushat e tjera. Urime 7 Marsin - Ditën e Mësuesit! Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren "

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim.