Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Në Universitetin”Ukshin Hoti”u mbajt sesion informues për mundësitë e migrimit të rregullt në vendet e BE-së

14 Nëntor 2017

Në këtë sesion informues një fjalë rasti e ka mbajtur edhe Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, ndërsa panelistë ishin përfaqësues nga institucionet përgjegjëse për menaxhimin me çështje të Migracionit, ambasadorë dhe shefa të misioneve diplomatike,  ekspertë për çështje të migracionit nga Austria, Belgjike dhe Holanda, përfaqësues të projektit GIZ DIMAK.

 

Një fjalë rasti mbajti edhe Ilmi Zeka zv.ministër i Punëve të Mbrendëshme dhe koordinator nacional për migrim, Timo Langemeier, këshilltar rezident i binjakëzimit në projektin e BE-së: “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit”, Katy Verzelen, eksperte e migrimit në zyrën belge për migrim me temë: Migrimi i Rregullt dhe pasojat e migrimit të parregullt, Peter Schreiner, ekpert i migrimit në Ministrinë e Punëve të Brendëshme të Austrisë: Migrimi masiv nga Kosova në 2015: Analiza bazuar në përvojë. Mundësitë e migrimit të ligjshëm për në Austri, Edmond Gashi, Koordinator kombëtar për Qendrën Informuese Gjermane për Migrim, trajnimprfesional dhe karierë “Dimak”: Mundësitë e vetë-zhvillimit në Kosovë dhe mundësitë rajonale.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin.  Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim. Ditë më parë organizuam me një ceremoni madhështore përvjetorin e SHLP-së, nga e cila vatër e arsimit të lartë për më shumë se gjysmë shekulli kanë dalë mijëra mësues të cilët kanë edukuar dhjetëra gjenerata. UPZ vazhdon traditën e kualifikimit të mësimdhënësve të rajonit të Prizrenit dhe me gjerë, përderisa si universitet është zgjeruar duke ofruar kuadro të përgatitur edhe për fushat e tjera. Urime 7 Marsin - Ditën e Mësuesit! Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren "

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim.