Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Dr. Thomas Lancaster nga Universiteti i Staffordshire ligjëroi në UPZ mbi integritetin akademik dhe rreziqet nga plagjiarizmi

23 Nëntor 2017

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të enjten është mbajtur ligjëratë  për stafin akademik dhe studentët mbi integritetin akademik dhe rreziqet nga plagjiarizmi, nga Dr. Thomas Lancaster. Ai vjen nga Universiteti i Staffordshire dhe ka qenë pjesëmarrës edhe në Konferencën në Brno. Lancaster mban doktoratën në fushën e detektimit efikas të plagjiarizmit, nga South Bank University në Londër.  Me këtë rast një fjalë rasti e mbajti edhe Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Prorektor në UPZ, i cili e falënderoi profesorin Lancaster për kohën dhe kontributin e dhënë rreth kësaj teme. Ligjërata nxiti kureshtjen e stafit akademik dhe studentëve të cilët u kyçen në diskutim përmes pyetjeve dhe komenteve. Kjo ligjëratë është organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas