Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Në UPZ u mbajt punëtori organizuar nga Ambasada e Austrisë në Prishtinë dhe OeAD

09 Mars 2018

Në Universitetin “Ukshin Hoti”-Prizren, në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane u organizua një punëtori  “Das elastische Ich – Unë elastik/e“ e udhëhequr nga Mag. Petra Sterry. Punëtoria  u mbështet  nga Ambasada Austriake dhe OeAD,e cila u organizua  në bashkëpunim me lektoren austriake Mag. Martina Drescher  si dhe  shefen e Departamentit të Gjuhës Gjermane Prof. Dr. Kimete Canaj dhe Prof. Dr. Izer Maksuti.

Në punëtori u prezantuan metoda të reja të mësimdhënies,  si dhe përdorimi i materialit artistik  në mësimin e gjuhëve të huaja si dhe përdorimi i materialeve tjera vizuale, të cilat janë atraktive dhe inovative në procesin e mësimdhënies.

Moto e kësaj punëtorie, sipas Mag Sterry: “Jeta është elastike: na ngritë lart, na lë të ëndërrojmë, na hedh pas dhe na bën të qeshim. Përvoja personale është e veҫantë dhe e paharruar”.

Kjo ishte punëtoria e parë e artistes austriake në Universitetin „Ukshin Hoti” Prizren,  e cila i ka marrë 15 çmime të ndryshme për punën e saj artistike, dhe ky  do të jetë fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë në organizimin e punëtorive të tilla kreative në metodologjinë e mësimdhënies.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin.  Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim. Ditë më parë organizuam me një ceremoni madhështore përvjetorin e SHLP-së, nga e cila vatër e arsimit të lartë për më shumë se gjysmë shekulli kanë dalë mijëra mësues të cilët kanë edukuar dhjetëra gjenerata. UPZ vazhdon traditën e kualifikimit të mësimdhënësve të rajonit të Prizrenit dhe me gjerë, përderisa si universitet është zgjeruar duke ofruar kuadro të përgatitur edhe për fushat e tjera. Urime 7 Marsin - Ditën e Mësuesit! Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren "

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim.