Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, filloi punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “XV. European Conference on Social and Behavioral Sciences”.

10 Maj 2018

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të  enjten filloi punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “XV. European Conference on Social and Behavioral Sciences”. Këtë konferencë e organizojnë 12 universitete ndërkombëtare në mesin e tyre edhe UPZ dhe UGJFA, ndërsa marrin pjesë 200 studiues anekënd botës. Nikoqiri i kësaj konference, Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes solemne  tha se për universitetin që drejton është nderë dhe privilegj që të bënë bashkë numër kaq të madh të studiuesve. Ai theksoi se tashmë në UPZ organizimi i konferencave të këtij primati është bërë traditë, si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm me shumë universitete, posaçërisht me universitetet nga Turqia. Rektori Vataj shtoi se studiuesit përpos që do të prezantojnë punën e tyre shkencore në fushat përkatëse, do të kenë mundësi që të shijojnë bukuritë e qytetit të lashtë të Prizrenit i cili ofron shumë, si në aspektin e turizmit por edhe gastronomisë mjaftë të pasur.

Ndërkaq, Prof Dr. Hasan Arslan, theksoi se është nder dhe privilegj që bashkë me Universitetin e Prizrenit kanë arritur të organizojnë këtë konferencë shkencore ndërkombëtare. Ai falënderoi Rektorin Vataj për bashkëpunim dhe shprehi gatishmërinë që edhe në të ardhmen të punojnë bashkë në këtë kuadër.

Ndërkaq, Rektori i UGJFA, Prof. Dr. Shaban Buza dhe Prof. Asoc. Engin Demirel me këtë rast prezantuan punimet e tyre në fushat përkatëse.

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “XV. European Conference on Social and Behavioral Sciences” do të vazhdojë punimet edhe të premten ku gjithsej do të prezantohen 147 punime nga studiues të shteteve të ndryshme nga mbarë bota.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe   Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet. Në takim është biseduar për format e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të  FH Technikum Wien në Vjenë dhe UPZ-së, me theks të veçantë në mundësitë e  mobilitetit të profesorëve dhe mundësisë që studentet tanë të vazhdojnë studimet në nivelin Master, apo edhe përmes programit ERASMUS, për një apo dy semestra në nivelin Bachelor në këtë Universitet. Duke ditur se ky Universitet prestigjioz në Vjenë është shumë i njohur në Teknologji , është kërkuar nga UPZ që Technikum Vjene të ndihmoj në krijimin e laboratorëve teknologjik gjë që u pranua me dëshirë nga ana e tyre. Gjithashtu treguan një gatishmëri të madhe që studentët tanë të mund të vijojnë pjesën praktike sidomos në semestrin e pestë dhe të gjashtë të studimeve Bachelor në laboratorët e këtij Universiteti. Gjithashtu në takim është treguar gatishmëri e FH Technikum Wien që mësimdhënësit e tyre të mbajnë ligjërata në UPZ si dhe anasjelltas që Profesorët e UPZ të mbajnë ligjërata në këtë Universitet si mësimdhënës mysafir. Duke pasur parasysh se programi TIT në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UPZ është shumë i përafërt me programet ekzistuese të Technikum u ra dakord që studentët tanë janë të mirëpritur për të bërë vazhdimin e studimeve Master në drejtimet e tyre përkatëse. Vizita në këtë universitet prestigjioz të Austrisë ishte shumë e suksesshme dhe së shpejti do të formalizohet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy universiteteve."

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 :Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet.