Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren mbahet provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2018/2019

19 Korrik 2018

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren sot po mbahet provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2018/2019

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten është mbajtur dita e parë e provimit pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2018/2019, në afatin e parë. Procesi është zhvilluar pa probleme nëpër të gjitha njësitë akademike, në përkujdesjen e komisioneve përkatëse. Prorektori i UPZ-së, Prof. Dr. Kadri Kryeziu i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Burim Berisha dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë vizituar secilën njësi akademike ku është siguruar se gjithçka po shkon në bazë të rregullave përkatëse dhe në bazë të meritës. Prorektori u uroi kandidatëve suksese në provimin pranues. Prorektori Kryeziu i njoftoi kandidatët se do të ketë edhe një afat të dytë për të gjithë ata që nuk do të arrijnë pikët e nevojshme për regjistrim në afatin e parë.

Interesimi për të studiuar në UPZ është i kënaqshëm përderisa konkurrenca më e madhe është në Fakultetin e Edukimit dhe të Filologjisë.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin.  Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim. Ditë më parë organizuam me një ceremoni madhështore përvjetorin e SHLP-së, nga e cila vatër e arsimit të lartë për më shumë se gjysmë shekulli kanë dalë mijëra mësues të cilët kanë edukuar dhjetëra gjenerata. UPZ vazhdon traditën e kualifikimit të mësimdhënësve të rajonit të Prizrenit dhe me gjerë, përderisa si universitet është zgjeruar duke ofruar kuadro të përgatitur edhe për fushat e tjera. Urime 7 Marsin - Ditën e Mësuesit! Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren "

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim.