Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Vataj priti në takim z. Ross Bull,drejtori ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare CNVP

23 Korrik 2018

 

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të hënën ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të organizatës CNVP(Building a Greener Economic Environment), z. Ross Bull, me të cilin ka diskutuar për mundësinë e lidhjes së  një memorandumi të bashkëpunimit.

Rektori Vataj theksoi se e mirëpret bashkëpunimin me organizatën në fjalë, duke e konsideruar të nevojshëm për ngritjen e kapaciteteve të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

z. Ross Bull, drejtor ekzekutiv i  organizatës CNVP,  theksoi se objektiv i tyre është që të lidhin bashkëpunim me partnerë të ri në sektorin privat, publik dhe në universitete dhe në këtë kuadër është i mirëseardhur bashkëpunimi edhe me Universitetin e Prizrenit.

Në këtë takim palët e pajtuan që të nisin me draftimin e memorandumit të bashkëpunimit që pritet të nënshkruhet në një të ardhme të afërt.

CNVP fokusohet në ndërtimin e një mjedisi ekonomik të gjelbër. Përdor analiza të bazuara në dëshmi për të përmirësuar jetesën e qëndrueshme të komuniteteve rurale dhe shoqërisë civile të prekura nga procesi i vazhdueshëm i ndryshimeve mjedisore dhe klimaterike.

Përforcimi i kapaciteteve të CNVP përfshin: menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve; ndryshimin e klimës, mjedisin dhe menaxhimin e burimeve natyrore; zhvillimi agro-rural; energjisë së rinovueshme dhe menaxhimit të mbetjeve, duke përfshirë ndotjen ndërkufitare të ujit; mobilizimi i komunitetit, shoqëria civile dhe qeverisja; si dhe çështjet e pranimit në Evropë dhe çështjet përkatëse të politikave.

CNVP aktualisht është aktive në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.


<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas