Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Dekani i FSHK-së, Prof. Asoc.Dr. Samedin Krrabaj nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OJQ “Open Data Kosovo” (ODK)

03 Gusht 2018

 

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc.Dr. Samedin Krrabaj, të hënën ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet OJQ “Open Data Kosovo” (ODK) dhe Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim përcaktimin e fushave të bashkëveprimit në mes të dy palëve në kuadër të projektit Open ICT Education for Youth Employability dhe projekteve të tjera që mund të zhvillohen ndërmjet Open Data Kosovo dhe Fakultetit te Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Open Data Kosovo pajtohen të bashkëpunojnë në këto fusha:

· Ofrim të kurseve të hapura online ekstrakurrikulare për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike;

· Ofrim të këshillimit dhe mentorimit të punës së studentëve në kuadër të kurseve online, me qëllim të përfitimit të një niveli të lartë të njohurive dhe zhvillimit të shkathtësive praktike për aplikim të njohurive të fituara gjatë kurseve të përmendura;

· Në evente të organizuara në kuadër të projektit me qëllim të rrjetëzimit të studentëve me sektorin e biznesit, dhe në evente që kanë për qëllim informimin e studentëve për trendet dhe mundësitë të cilat ofrohen në fushën e TIK-ut.

Ky memorandum bashkëpunimi obligon Open Data Kosovo, për(në):

· Ofrimin e qasjes në platformën e kurseve masive te hapura online për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”;

· Prezantimin e projektit për kurset e hapura online para studentëve;

· Ofrimin e informatave dhe udhëzimeve teknike rreth qasjes në platformë;

· Ofrimin e këshillimit dhe mentorimit të studentëve në oraret e disenjuara për këtë (2 orë në javë përgjatë 19 muajsh);

· Përzgjedhjen e studentëve me rezultatet më të mira, për pjesëmarrje në bootcamp;

· Promovimin e vazhdueshëm të studentëve të suksesshëm të kurseve online në rrjetet sociale dhe në materialet e tjera promovuese të parapara të zhvillohen në kuadër të projektit;

· Dhurimin e 4 kompjuterëve për sallën e kompjuterëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike;

· Koordinimin me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të të gjitha aktiviteteve që zhvillohen me studentët e këtij fakulteti.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.