Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Në UPZ nisi punimet Konferenca shkencore ndërkombëtare mbi matjen dhe vlerësimin në arsim dhe psikologji

05 Shtator 2018

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën nisi punimet Kongresi VI Ndërkombëtar mbi matjen dhe vlerësimin në arsim dhe psikologji 5-8 shtator 2018. Në hapjen solemne kanë marr pjesë Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, në cilësi të nikoqirit, në emër të EPODDER Prof. Selahattin Gelbal, në emër të HKU Prof. Yaşar Özbay, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka, Konzullja e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Müfera Srbica - Şinik dhe Fikrim Damka dhe  mysafirë të shumtë. Kongresi ka për qëllim të ndajë ekspertizën, përvojën dhe punën shkencore me kolegët në mbarë botën. Kongresi do të përfshijë folësit e ftuar, diskutimet në panele, raportet verbale dhe prezantimet e posterave.

Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj në fjalën e tij fillimisht ju shprehi mirëseardhje mysafirëve të shumtë dhe e vlerësoi të rëndësisë së veçantë mbajtjen e kësaj konference shkencore në UPZ. Ai theksoi se Turqia dhe universitetet turke janë mbështetësit më të mëdhenj të këtij universiteti që nga fillimi duke shtuar se prej se ka ardhur rektor i UPZ bashkëpunimin me universitetet turke e ka konsideruar bashkëpunim kombëtar duke marr për bazë afërsinë e dy vendeve dhe diversitetin kulturor që ka Prizreni ku janë të koncentruar dhe akomoduar shumë mirë komunitet turk.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka, tha se ndihet i nderuar që merr pjesë në këtë konferencë të rëndësishme shkencore që po mbahet në qytetin e Prizrenit dhe ju uroi suksese në prezantimin e punës së tyre studiuesve në temat që trajtohen në këtë konferencë. Ai shtoi se Prizreni ka bashkëpunim të mirë me shumë komuna të Turqisë.

Edhe Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Müfera Srbica - Şinik përshëndeti punimet e kësaj konferencë me një fjalë rasti dhe duke ju uruar suksese studiuesve.

Nga një fjalë rasti e mbajtën edhe Prof. Selahattin Gelbal në emër të EPODDER dhe Prof. Yaşar Özbay në emër të HKU, të cilët falënderuan rektorin Vataj dhe organizatoren Prof. Serdan Kervan për kontributin e tyre në organizimin e kësaj konference.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.