Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Tre profesorë nga Shqipëria mbajtën ligjërata publike në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

04 Dhjetor 2018

Në Universitetin  “Ukshin Hoti” në Prizren, me ftesë të dekanatit të Fakultetit të Filologjisë, të martën kanë mbajtur ligjëratë tre profesorë nga Shqipëria. Prof. dr. Emil Lafe mbajti ligjëratë me temë - Gjuha letrare shqipe si koine mbarëkombëtare”, Prof. dr. Rami Memushaj - Noam Çomski dhe revolucioni i tij në gjuhësi, ndërsa Prof. dr. Kujtim Kapllani - Vepra shkencore e Androkli Kostallarit. Ligjëratat e dy profesorëve të fundit ishin më të shkurta për shkak të kohës së kufizuar dhe premtuan që gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm të vijnë edhe një herë për t’i mbajtur më gjerësisht ligjëratat e tyre. Ligjërata e Prof. dr. Emil Lafe me temë “Gjuha letrare shqipe si koine mbarëkombëtare” mori kohën më të gjatë dhe ishte mjaftë përmbajtjesore  që nxiti edhe kureshtjen e studentëve dhe mësimdhënësve të UPZ-së. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Shkëlqim Millaku,  i falënderoi profesorët nga Shqipëria për ligjëratat e mbajtura dhe theksoi se për studentët dhe mësimdhënësit e UPZ-së është një nderë i veçantë që të kenë mysafir profesorë të këtij rangu. Dekani Millaku në fund, u ndau mirënjohje tre profesorëve nga Shqipëria.


<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.