Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Kryetari Haskuka vizitoi FSHJM-në në UPZ, premtoi mbështetje në suaza të mundësive të komunës

06 Dhjetor 2018

Kryetari Haskuka vizitoi FSHJM-në në UPZ, premtoi mbështetje në suaza të mundësive të komunës

Me ftesë të Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Dr. Isuf lushi, të enjten Kryetari i Komunës së Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka, e ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Në takim është diskutuar për mundësinë dhe nevojën e bashkëpunimit në mes të komunës dhe universitetit me theks të veçantë, sigurimi i një hapësire komunale për vendosjen e kopshtit botanik që do të shërbejë për nevoja të këtij fakultetit që është edhe kusht për riakreditim. Dekani i FSHJM-së,Prof. Dr. Isuf Lushi fillimisht e falënderoi kryetarin Haskuka për gatishmërinë që ka treguar për mbështetjen e UPZ-së dhe këtij fakulteti në veçanti dhe kërkoi tani të konkretizohet bashkëpunimi për interesin e dyanshëm. Prof. Dr. Faruk Bojagji profesor në këtë fakultet, i cili ka përvojë të gjatë të punës në këtë kuadër, theksoi se zhvillimi i këtij fakulteti me programet përkatëse është shumë i domosdoshëm për rajonin e Prizrenit dhe me gjerë pasi që në mbi 20 mijë hektar pyje janë vetëm 3 inxhinierë përkatës. Ndërkaq, Prof. Dr Albana Plakiqi-Milaimi, Prof. Dr. Ylli Kotoçi dhe Prof. Dr. Kushtrim Braha, profesorë në këtë fakultet e falënderuan kryetarin për gatishmërinë e treguar për mbështetjen e këtij fakulteti.

Kryetari i komunë së Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka, theksoi se janë disa fusha ku mund të shtrihet bashkëpunimi në mes të komunës dhe FSHJM-së në UPZ. Ai shprehi gatishmërinë për të shqyrtuar mundësitë që ka komuna për të ndihmuar UPZ-në në gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm për vendosjen e kopshtit botanik.

 

Në fund të takimit palët ranë dakord që të konkretizojnë fushat e bashkëpunimit dhe në të ardhmen të nënshkruhet një memorandum për bashkëpunim.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe   Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet. Në takim është biseduar për format e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të  FH Technikum Wien në Vjenë dhe UPZ-së, me theks të veçantë në mundësitë e  mobilitetit të profesorëve dhe mundësisë që studentet tanë të vazhdojnë studimet në nivelin Master, apo edhe përmes programit ERASMUS, për një apo dy semestra në nivelin Bachelor në këtë Universitet. Duke ditur se ky Universitet prestigjioz në Vjenë është shumë i njohur në Teknologji , është kërkuar nga UPZ që Technikum Vjene të ndihmoj në krijimin e laboratorëve teknologjik gjë që u pranua me dëshirë nga ana e tyre. Gjithashtu treguan një gatishmëri të madhe që studentët tanë të mund të vijojnë pjesën praktike sidomos në semestrin e pestë dhe të gjashtë të studimeve Bachelor në laboratorët e këtij Universiteti. Gjithashtu në takim është treguar gatishmëri e FH Technikum Wien që mësimdhënësit e tyre të mbajnë ligjërata në UPZ si dhe anasjelltas që Profesorët e UPZ të mbajnë ligjërata në këtë Universitet si mësimdhënës mysafir. Duke pasur parasysh se programi TIT në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UPZ është shumë i përafërt me programet ekzistuese të Technikum u ra dakord që studentët tanë janë të mirëpritur për të bërë vazhdimin e studimeve Master në drejtimet e tyre përkatëse. Vizita në këtë universitet prestigjioz të Austrisë ishte shumë e suksesshme dhe së shpejti do të formalizohet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy universiteteve."

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 :Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet.