Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj nisi detyrën e u.d. Rektorit në UPZ

26 Dhjetor 2018

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj nisi detyrën e u.d. Rektorit në UPZ

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, të mërkurën ka nisur detyrën e u.d. rektorit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Që në mëngjes kishin dalë disa studentë për ta përshëndetur marrjen e detyrës, të cilët e pritën me duartrokitje. Në ndërkohë një grup tjetër prej studentëve erdhën për ta uruar për detyrën dhe i sjellën një buqetë me lule. Kurse në mëngjes një tjetër grup i vogël me studentë kishin bllokuar dyert e kampusit me dry dhe zinxhirë dhe kanë vendosur pankarta në shenjë proteste për zhvillimet e fundit në Universitet. U.d. Rektori Temaj me këtë rast u shpreh falënderues dhe mirënjohës për urimet e studentëve, ndërsa theksoi se janë të mirëpritur protestat për çështje të studentëve mirëpo është e papranueshme dhe nuk është mesazh i mirë vendosja e drynit dhe zinxhirëve nga një grup i vogël me studentë. Ai tha se do të punojë për zhvillimin e këtij universiteti në çdo aspekt dhe do të bashkëpunojë me të gjithë në bazë të ligjit.

 

REKTORATI

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin.  Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim. Ditë më parë organizuam me një ceremoni madhështore përvjetorin e SHLP-së, nga e cila vatër e arsimit të lartë për më shumë se gjysmë shekulli kanë dalë mijëra mësues të cilët kanë edukuar dhjetëra gjenerata. UPZ vazhdon traditën e kualifikimit të mësimdhënësve të rajonit të Prizrenit dhe me gjerë, përderisa si universitet është zgjeruar duke ofruar kuadro të përgatitur edhe për fushat e tjera. Urime 7 Marsin - Ditën e Mësuesit! Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren "

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim.