Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Sesion informues në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

10 Janar 2019

Sesion informues në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

 

Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren është mbajtur Sesion informues i projektit "Edukim i Hapur TIK për Punësueshmërinë e të Rinjëve" (“Open ICT Education for Youth Employability”), nga organizata jo qeveritare Open Data Kosovo.

Gjithashtu, bazuar në ”Memorandumin e Bashkëpunimit” ndërmjet Open Data Kosovo dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, dekanit të Fakultetit Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj i është bërë dorëzimi i pesë(5) kompjuterëvë të cilët do t’ju sherbejnë studentëve për nevojat e pavarura, si dhe do të qëndrojnë si platformë për implementimin e rrjedhshëm të projektit. Në kuadër të projektit do të bëhet promovimi i vazhdueshëm i studentëve të sukseshëm të kurseve online në rrjetet sociale dhe të materialeve tjera promovuese të parapara të zhvillohen në kuadër të këtij bashkëpunimi.

Duhet përmendur që, në kuadër të projektit BESTSDI financuar nga Erasmus + dhe programi i BE dhe  në kuadër të projektit Open ICT Education for Youth Employability dhe projekteve tjera, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren nga viti 2018 ka siguruar pajisje kompjuterike për nevojat e studentëve në vlerë mbi njëzet mijë euro.

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin.  Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim. Ditë më parë organizuam me një ceremoni madhështore përvjetorin e SHLP-së, nga e cila vatër e arsimit të lartë për më shumë se gjysmë shekulli kanë dalë mijëra mësues të cilët kanë edukuar dhjetëra gjenerata. UPZ vazhdon traditën e kualifikimit të mësimdhënësve të rajonit të Prizrenit dhe me gjerë, përderisa si universitet është zgjeruar duke ofruar kuadro të përgatitur edhe për fushat e tjera. Urime 7 Marsin - Ditën e Mësuesit! Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren "

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim.