Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

“Gratë e suksesshme: Frymëzim për rininë”

07 Mars 2019

“Gratë e suksesshme: Frymëzim për rininë”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka bërë një prezantim në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren me temën “Gratë e suksesshme: Frymëzim për rininë” e përcjell nga diskutimi në formë paneli.
Në këtë organizim u bë prezantimi i rrëfimeve frymëzuese të grave të suksesshme si shembull për t’u ndjekur nga studentët e universitetit dhe për inkurajimin e tyre drejt kërkimit të mundësive profesionale dhe arritjes së potencialit të tyre.
Gratë e suksesshme ndanë tregimet dhe përvojat e tyre në avokimin për të drejtat e grave në jetën e tyre profesionale dhe personale.

U. D. Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj në emër të universitetit përshëndeti takimin e organizuar me rastin e 8 Marsit. Ai theksoi se organizime të tilla kemi pasur edhe në të kaluarën dhe do të kemi edhe në të ardhmen. Rektori Temaj uroi të gjithë mësimdhënësit për 7 Marsin, po ashtu dhe të gjithë gratë për 8 Marsin.
Drejtori i OSBE-së theksoi se po punojnë në drejtim që gjithkush të ndihet i barabartë dhe të ketë mundësi për sukses. 
Nënkolonele Sadete Jelliqi shefe e hetimeve regjionale në Policinë e Rajonit të Prizrenit, ndau përvojën e sajë para të pranishmëve: Unë jam gruaja me gradë dhe pozitë më të lartë në regjionin e Prizrenit. E drejtoj një njësit nga meshkuj dhe femrat që merret me vepra të rënda penale. I kam përvojë 19 vite të punës në polici në shërbim të komunitetit. Kam punuar në shumë pozita, 17 vite në pozita udhëheqëse në grada të ndryshme. Ka qenë vështir t’i marrim përgjegjësitë në momenti që e kemi marr uniformen, fatmirësisht pas luftës ka filluar inkuadrimi i femrave në polici dhe kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm në të gjitha detyrat që u janë dhënë. Ka qenë vështir me i thyer stereotipet që femra nuk mund të jetë në polici. Njësoj është diskutuar për të gjithë profesionet. Të gjitha profesionet e meshkujve jemi të afta me i kryer”. 
Gjykatësja në Gjykatën Themelore në Prizren, Hetije Sezairi, ndau përvojën e sajë: Shkollën e mesme e kam mbaruar në Prizren ndërsa fakultetin në Prishtinë. Kam punuar në Komunën e Prizrenit më pastaj jam emëruar gjyqtare. Suksesi nuk vjen brenda natës por hap pas hapi. Përmes gjykimeve kam arritur te gratë të krijoj një ndjenjë për të drejtat e tyre. 
Prof. Ass. Dr. Elsev Brina Lopar, profesoreshë në UPZ, theksoi se është, punësuar si profesoreshë në gjuhën turke ndërsa ka punuar për 10 vjet në gjuhën dhe letërsinë turke në Universitetin e Prishtinës. Të gjitha këto janë të rëndësishme sepse ndajë këto përvoja me studentët e mi. Asnjëherë nuk kam menduar që do ta ndaja të ambientin me procesorët e mi që i kam respektuar shumë. Në fillim të karrierës sime ka qenë kënaqësi e madhe, por pastaj edhe kam vazhduar studimet në nivelin mestar dhe doktoraturë. Kjo nuk ka qenë e lehtë pasi që punoja për katër vite si mësimdhënëse ndërsa u dashtë të kthehem jetës studentore. Kam kërkuar pushim pa pagesë nga Drejtoria e arsimit por nuk ma kanë mundësuar. Pastaj dhashë dorëheqje dhe vazhdova studimet. Kam pasur edhe vështirësi financiare në jetën time të mëhershme dhe kjo është një pjesë tejet e vështirë e jetës sime. Më duhet të përmend profesorët që më kanë dhënë mbështetje të fuqishme, kam marr mësimet dhe i kam ndër përvojat me tjerët. Nëna ime ka punuar për 45 vjet si mësimdhënëse e gjuhës turke, po ashtu babai im ka mbështetur komunitetin turk ndërsa ka punuar në vitet e 60’ta për të krijuar shkollën. Sapo filloi studimet ai vdiq nga sulmi në zemër. Baballarët janë heronjtë e vajzave, por në mungese të tij u deshtë të vazhdoja jetën. Ai më ka lënë dedikimin që duhet ta vazhdojë. Kam kaluar jetën time në këtë ndërtesë. Kam pasur role udhëheqëse në shumë publikime në revista dhe publikime të ndryshme, para dhe pas studimeve të doktoraturës. Po planifikojmë të organizojmë edhe ne panele për të drejtat e grave, me ato që po punojnë në komunitetin turk. Dhe do ta ndajmë me OSBE dhe organizatat tjera që merren me të drejtat e njeriut”.
Vetije Godenci udhëheqëse biznesi nga Prizreni, kompani familjare që funksionon nga 1963, me shitjen dhe prodhimin e pajisjeve sportive në Prizren dhe Prishtinë. “Kam pas fat që kam lindur në një familje tregtare. Kam filluar studimet në fillim të 90’ve. Atëherë ka qenë një kohë tjetër, mësimi organizohej jashtë universiteteve. Kur jam kthyer në dyqan nuk jam ndier mirë sepse kam pasur ideale tjera. Çdo punë mundësh me kthyer në favor tënd dhe me ngrit në një nivel më të lartë. Tani merrem me menaxhimin dhe përcjelljen e të gjitha punëve dhe mbajtja e raportit me partnerët ndërkombëtar dhe rritja e kualitetit. 
Pianistja e mirënjohur nga Prizreni Tringa Siqesa, theksoi se ndihet e nderuar që është në këtë panel. Ajo theksoi se që në moshën 8 vjeçare ka filluar që të merret me piano. “Është shumë me rëndësi me sfiduar vetveten dhe me tejkaluar për të arritur suksese të reja. Edhe pse është e vërtet se është vështirë . Kosova nuk e përkrahë një pianist, një instrumentiste. Një realitet i pamohueshëm. Unë jam shkolluar këtu dhe në Tiranë. Kur jam kthyer kam menduar që ta fillojë menjëherë punën. Për arsye tjera nuk jam punësuar në profesion por në Dokufest kam filluar me menaxhu një projekt të madh. Edhe tani vazhdoj të studioj me orë të tëra edhe pse njëkohësisht punojë. Nëse fillohet me menduar për pengesa kanë me qenë me të shpeshta dhe më të vështira, duhet me menduar përtej kësaj. Mos me mohuar nga vijmë dhe mos mi nënvlerësuar mundësitë që na jep ky vend”, theksoi ajo.
Jubilea Kabashi, drejtoreshë në qendrën strehimore të grave theksoi se në këto banka ka studiuar gjuhën angleze, dhe ka punuar për dy vite si mësuese në fshatrat e Prizrenit. Ajo tregoi se bashkëshorti i ka vdekur herët dhe i ka lenë fëmijët e vegjël. “Për mrekullinë time shoqatat e grave që u merrnin me ndihmën e grave që kishin vdekur burrat gjatë luftës më thirren dhe më ofruan këtë punë. Gjithmonë kam qenë në prapavijë për shkak të rrezikshmërisë së madhe që e barte kjo punë. Ne strehofshim viktime të gjitha llojeve edhe të trafikimit. Fillimet kanë qenë të vështira pasi që ka munguar baza ligjore, por jem bazuar në konventa ndërkombëtare në legjislacione të jashtme dhe i kemi bartur përvojat te ne. Kam pasur përvojë të madhe që mund të krahasohet me kryerjen e disa fakultete. Edhe sot e udhëheqë këtë qendër strehimi. Në moshën 50 vjeçare u diplomova në Fakultetin e psikologjisë. Kurrë nuk është vonë. Përkundër diagnostifikimin me kancer vitin e kaluar, unë prapë do të vazhdoj tu ndihmojë grave që kanë përjetuar dhunë. Shumë është lehtë të festojmë me lule, por gratë e mija nuk kanë 8 mars, nuk duan lule as dhurata, por për to dhurata më e madhe është drejtësia”.

Linda Lula, drejtoreshë ekzekutive e Dokufest si dhe aktiviste e shoqërisë civile ndau përvojën e sajë: 
Jam e nderua për ftesën dhe me studentët për kohën që kanë ndarë për të na dëgjuar. Unë dua të filloj me Dokufest dhe rrugëtimin tim në Dokufest. Isha studente para 18 viteve kur disa djem të Prizrenit deshën me organizuar një festival dhe shkova si vullnetare për 4 vite në Dokufest. I përfundova studimeve dhe u deshtë me punuar. Pastaj u punësova në Bankë, ku punova për dy vite, por e pash se nuk i përkas atij sektori nuk ishte kreative për mua. Me thirrën Dokufest, menjëherë shkova. Me kritikuan shoqëria por unë shkova në sektorin e shoqërisë civile, ku mund të bëjë ndryshime. Gjatë viteve në Dokufest, deri më 2010 kam qenë femra e vetme që kam punuar në Dokufest. Kam punuar me 12 burra, unë vetëm dhe më kanë paragjykuar. Por pastaj filluam me projekte tjera dhe tani jemi 50 me 50 . Unë shfaqja filma dokumentar për të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore nëpër shkollat e mesme. Para një muaji u zgjodha drejtoreshë ekzekutive, prej vullnetares pas 17 viteve u bëra drejtoreshë. Krejt stafi më votuan edhe pse unë nuk u kërkova dhe u jam mirënjohëse. E pranova me kënaqësi dhe besoj se do ta qoj Dokufestin edhe me një nivel më të lartë se është tani.
Pos Dokufest jam edhe në një grup joformal të vajzave dhe grave të Prizrenit me qëllim të sfidojmë mendësinë patriarkale në Prizren. E dimë që Prizreni është një rreth ku burrat vendosin Dhe kemi vendosur me I sfiduar ata burra. Qoftë në politik qoftë në arsim, qoftë në familje. Secila femër me pas të drejtat e njëjta me burrat, asgjë më shumë. Të drejta të barabarta. Uroj çdo ditë të jetë 8 marsi për femrat dhe gratë. Ne dalim marshojmë, nuk dalim në dreka dhe darka. Nesër në sheshin shatërvan në orën 13. Do të tregojmë se jeami të barabarta, të mençura dhe në nivelin e njëjtë sa burrat. Synoni më shumë në UPZ, se meritoni më shumë, dekan, rektore etj.. Duhet me qenë këmbëngulëse dhe mos mu ndalë para asnjë sfide.”

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas