Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren

12 Mars 2019

Prof. Ass. Dr. Halim Bajraktari U.d. Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit, ka arritur memorandum bashkëpunimi me z. Valon Kurtaj drejtori Ekzekutiv në Akademinë e Drejtësisë për mbajtjen e praktikës së studentëve të Fakultetit Juridik të këtij universiteti në AD.

Prorektorët Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, U.D. Drejtori i zyrës ligjore në UPZ Dr. Sc. Safet Krasniqi dhe Dekani i Fakultetit Juridik Bajraktari, shprehën kënaqësinë e tyre për themelimin e këtij bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë, duke  e konsideruar si hap shumë të rëndësishëm për studentët, sepse ndërlidhja e njohurive teorike me ato praktike është e domosdoshme për ta.

Përgjatë takimit të dy palët u pajtuan të organizojnë aktivitete të përbashkëta profesionale me qëllim të shkëmbimit të praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së programit të trajnimit praktik për studentët. Dhe gjithashtu u pajtuan që është e domosdoshme që të kenë projekte të përbashkëta kërkimore, shkencore dhe hulumtuese.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas