Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti”- Prizren po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Universitetin WSB të Polonisë

08 Prill 2019

 

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, i shoqëruar nga anëtari i Këshillit Drejtues Prof Ass. Dr. Artan Nimani, njëherësh  profesor i ekonomisë dhe nga Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Prof Asoc. Dr. Halil Kukaj, po qëndrojnë Universitetin WSB të Polonisë në kuadër të punimeve të konferencës “3rd international staff week 8-11 Prill”, ku po marrin pjesë universitete nga shumë vende të botës.

Qëllimi i konferencës është promovimi i idesë së internacionalizimit dhe forcimi i partneritetit ndërkombëtar. “Staff Week” do të mundësojë shkëmbimin e informacionit midis pjesëmarrësve në çështjet e menaxhimit të internacionalizimit të mobilitetit të studentëve me Erasmus +, organizimin e praktikave më të mira, përfitimet e studimit dhe përvojës jashtë vendit, mësimin e gjuhëve të huaja, mundësinë e krijimit të programeve të përbashkëta, etj..

Pjesëmarrësit në mënyrë aktive po marrin pjesë në diskutime dhe po kontribuojnë me prezantimet e tyre për tema të ndryshme duke shkëmbyer përvojat nga institucionet e tyre.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas