Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Studentët e Universitetit të St.Gallen në Zvicër vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

11 Prill 2019

Zëvendës i u.d. Rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe u.d. Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë z. Përparim Avdullahu, të enjten kanë pritur në takim një grup me studentë  të Fakultetit të Edukimit në Universitetin St.Gallen në Zvicër. U.d. Prorektori Morina me këtë rast, pasi u shprehi mirëseardhje,  theksoi se UPZ edhe pse është universitet relativisht i ri, ka shënuar suksese të shumta gjatë këtyre viteve të funksionimit.  Ai i njoftoi studentët zviceran me përbërjen e universitetit, me sfidat dhe të arriturat gjatë këtyre viteve. Prorektori Morina bëri të ditur se në këtë universitet janë gjashtë njësi akademike dhe theksoi se specifik është organizimi i studimeve krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën turke dhe boshnjake në Fakultetin e Edukimit dhe FSHK,  ndërkaq bëri të ditur se në Fakulteti e Filologjisë krahas gjuhës dhe letërsisë shqipe janë edhe drejtimet e gjuhës angleze dhe gjermane. Prorektori Morina tha se Kosova do të jetë mirënjohëse përjetësisht për popullin dhe shtetin zviceran për kontributin e dhënë për popullon dhe shtetin e Kosovës. Ndërkaq ai theksoi se menaxhmenti i këtij universiteti me në krye u.d. rektorin Temaj është duke punuar për të ngritur në nivel edhe më të lartë këtë universitet.

Ndërkaq u.d. Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë z. Avdullahu theksoi se universiteti është i interesuar që të vendos bashkëpunim me universitetet evropiane dhe në këtë kuadër është i mirëpritur bashkëpunimi me universitetit zvicerane. Ai theksoi se shtetet gjermanofolëse dhe në përgjithësi ato perëndimore, krahas universiteteve tjera kanë dhënë kontribut të madh në themelimin dhe ngritjen e këtij universiteti dhe presim që ky bashkëpunim të zgjerohet dhe thellohet në të ardhmen.

Në krye të grupit të studentëve zviceran ishte znj. Erika Masina delegate për edukim në Caritasin Zviceran në Kosovë. Ajo theksoi se ndihet e nderuar që gjendet në UPZ dhe u fascinua me të arriturat që ka shënuar ky universitet gjatë këtyre viteve.

Gjatë vizitës studentët zviceran ndoqën një ligjëratë të përbashkët me studentët e Fakultetit të Edukimit në UPZ-së, te profesori Dr. Sc. Fatmir Mehmeti. Ata simuluan aktivitete të përbashkëta të paraparë në planprogramet e këtij fakulteti. Studentët zviceran u ndan mjaft të kënaqur me nivelin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në UPZ. Fakulteti i Edukimit në UPZ ka përvojë me dekada dhe Prizreni është qyteti ku arsimi i lartë ka filluar pas Prishtinës.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas