Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

DAAD prezanton në UPZ mundësitë e studimit në Gjermani

15 Prill 2019

Në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, të hënën u mbajt një takim informativ për bursa nga Dr. Elle Tichy përfaqësuese e organizatës gjermane DAAD(Shërbimi Gjerman i Shkëmbimit Akademik). Kjo organizatë mbështet studentët dhe akademikët e ardhshëm ndërkombëtarë në rrugën e tyre për të studiuar në Gjerman, në këtë kuadër edhe studentët dhe mësimdhënësit e UPZ dhe gjithë Kosovës. Përfaqësuesen e DAAD-së në takim e priti edhe u.d. Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Asoc. Dr. Shemsi Morina, i cili e falënderoi për mbështetjen e studentëve dhe stafit të UPZ-së dhe theksoi se bashkëpunimi në mes të UPZ-së dhe universiteteve gjermane duhet të zgjerohet, pasi që mund të përfitojmë nga përvoja e universiteteve të këtij shteti mik i Kosovës.

Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asoc. Dr. Shkëlqim Millaku, me këtë rasti mbajti një fjalë rasti ku theksoi se DAAD dhe shteti gjerman ka kontribuar shumë më ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe zhvillimin e arsimit të lartë, për të cilën gjë u jemi mirënjohës.

Për Kosovë vlejnë programet e bursave si në vijim:

● Kurse verore universitare në Gjermani për studentë të huaj dhe për të diplomuar (nga niveli B1)

● Kurse intensive të gjuhës në Gjermani për studentë të huaj dhe për të diplomuar (nga niveli A1 deri B1)

● Udhëtime studimore dhe praktika studimore për grupe studentësh të huaj në Gjermani

● Bursa studimore për të diplomuarit në të gjitha disiplinat shkencore

● Bursa për artistë, muzikant dhe arkitektë: bursa studimore

● Bursa për artistë, muzikant dhe arkitektë: bursa studimore Financim për të diplomuar, kandidatë të doktoraturës dhe hulumtues shkencor

● Bursa hulumtimi për kandidatë të doktoraturës dhe për shkencëtarë të rinj

● Kurse verore universitare në Gjermani për studentë të huaj dhe për të diplomuar (nga niveli B1)

● Kurse intensive të gjuhës në Gjermani për studentë të huaj dhe për të diplomuar (nga niveli A1 deri B1)

● Studime kërkimore për vendet në zhvillim Financim për mësimdhënës universitarë

● Qëndrime hulumtuese për mësimdhënës universitarë dhe për shkencëtarë

● Bursa për artistë dhe arkitektë:

Qëndrime pune për mësimdhënës universitarë

● Ftesa të sërishme për ish-bursistë

Mundësitë financuese të DAAD-së si edhe të organizatave tjera

Aplikimi online është i obligueshëm (në perjashtim kurset e

gjuhës) nëpërmjet faqes ëëë.funding-guide.de, ndërsa

aplikacioni duhet të dorëzohet në tri kopje në Ambasadën

Gjermane në Prishtinë.

Ju lutem vini re terminet dhe vendet e ndryshme të dorëzimit të

aplikacioneve!

Zyra ndërlidhëse

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Filologjisë

Tel: +381 38 222 970

daad.pristina@gmail.com

Facebook: DAAD Verbindungsbüro

Pristina

www.daad.de

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas