Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Në UPZ u hap Biblioteka Austriake me mbi 2 mijë tituj të librave

13 Maj 2019

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është bërë hapja e Bibliotekës Austriake(Këndit Austriak), me mbi 2 mijë tituj të librave në gjuhën gjermane. Në hapjen solemne të bibliotekës kanë marr pjesë u.d. Rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Dekani i Fakultetit të Filologjisë Prof. Asoc. Dr. Shkëlqim Millaku, Ambasadori i Austrisë në Kosovë Mag. Gernot PFANDLER, lektorja në UPZ nga OeAD, Mag. Martina DRESCHER, Mag. Andreas KURZ, zyrtar i programeve në OeAD, Mag. Peter SCHINNERL, nga KFOR-i austriak si dhe profesorë e studentët të UPZ-së.

Me këtë rast ambasadori Pfandler theksoi se kjo bibliotekë është një sinjal për të gjithë studentët e rajonit të Prizrenit të cilët mësojnë gjermanishten, dhe falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e suksesshëm të këtij projekti duke uruar që kjo bibliotekë të jetë për shumë studentë dhe për shumë vite një vend ndihme dhe inspirimi. Në veçanti ai falënderoi lektoren austriake Martina Drescher për punën e bërë në grumbullimin e këtyre librave nëpër Austri, KFOR-in austriak për transportin dhe rektorin Temaj për mbështetjen e dhënë në hapjen e kësaj Biblioteke në UPZ.

U.d. Rektori Temaj theksoi se hapja e kësaj biblioteke është një lajm i mirë për studentët e UPZ-së, për realizimin e së cilës falënderoi ambasadorin austriak, lektoren Drescher, KFOR-in austriak dhe të gjithë ata që kanë kontribuar. Ai shtoi se shteti dhe populli austriak kanë mbështetur shtetin dhe popullin e Kosovës në shumë aspekte, ndërsa hapja e kësaj biblioteke do të jetë një urë lidhëse mes studentëve e profesorëve të UPZ-së dhe Austrisë.

Po ashtu lektorja në UPZ nga OeAD, Mag. Martina DRESCHER, Mag. Andreas KURZ, zyrtar i programeve në OeAD dhe Mag. Peter SCHINNERL, nga KFOR-i austriak përshëndetjen hapjen e kësaj biblioteke dhe theksuan se për ata ka qenë një nder që kanë pasur mundësinë që të ndihmojnë UPZ-në dhe studentët e gjermanishtes.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas