Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj zgjedhet Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

14 Maj 2019

 

Në mbledhjen e mbajtur më 14.05.2019 me votim unanim të anëtarëve prezent(gjashtë vota) të Këshillit Drejtues është zgjedhur Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj. Temaj nga viti 2001 ka punuar profesor në ShLP “Xhevdet Doda” ndërsa nga viti 2004 profesor në Fakultetin e Edukimit në  Universitetin e Prishtinës, ku ishte edhe shef i programit. Ndërkaq që nga themelimi ka punuar profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ndërkaq prej vitit 2012 deri 2018 ka ushtruar edhe funksionin e dekanit në Fakultetin e Edukimi në këtë universitet. Nga dhjetori i vitit të kaluar është zgjedhur në pozitën e u.d. Rektorit në UPZ. Në bazë të Statutit mandati i Rektorit është katër vjet, me mundësi rizgjedhje edhe për nje mandat.

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas