Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Profesor Gjoshi mban ligjëratë për mësimdhënësit e gjuhës shqipe në Suedi

17 Maj 2019

 

Prof.ass.dr. Ragip Gjoshi profesor dhe anëtar i Këshillit Drejtues në Universitetin ”Ukshin Hoti” në Prizren ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për mësuesit e gjuhës amtare në Suedi “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi” në Malmö të Suedisë . Pjesëmarrja është bërë në mbështetje të ftesës së organizatorit  për të ndihmuar zhvillimin profesional të mësimdhënësve të gjuhës shqipe në Suedi. Ky organizim është tradicional dhe mbahet ne koordinim të plotë të Lidhjes së Shoqatave Shqiptare “Iliria”, Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, Shoqatës kulturore “Drenica” në Halmstad, Shoqatës Shqiptare” Iliria” në Borlänge, MAShT-it , Ministria e Diasporës së Kosovës si dhe NBV. Ky qëndrim në këtë organizim të dobishëm  nga data 13 deri 16 maj 2019 është shfrytëzuar edhe për takime dhe bashkëbisedimedebate profesionale –didaktike me shumë mësimdhënës shqiptarë gjatë vizitës që ju bë disa shkollave të atjeshme.

Prof.Gjoshi ,bashkë me disa profesor universitar të Universitetit të Prishtinës dhe të universiteteve të Shqipërisë dhe Universiteteve të Suedisë kanë prezantuar pikëpamjet bashkëkohore të zhvillimeve të reja në mësimdhënie. Prof.ass.dr.Ragip Gjoshi ,si ligjërues ,në emër të Fakultetit të Edukimit të UPZ-së që të marr pjesë në këtë Konferencë me temën: ”Udhëzime didaktike në mësimdhënie me grupe heterogjene” ( e cila do të botohet) dhe ka vizituar disa shkolla ku mësohet gjuha shqipe,në disa aktivitete të ngritjes profesionale.

Media e atjeshme elektronike dhe e shkruar ka prezantuar këto aktivitetet të pedagogëve nga Suedia, Kosova e Shqipëria.

Legjenda:Pamje nga aktivitetet e Prof.ass.dr.Ragip Gjoshi

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas