Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Vizitë studimore një javore e studentëve të gjuhës gjermane në qytetin e Vienës

17 Qershor 2019

 

Nga data 10 Qershor, një grup studentësh nga departamenti i Gjuhës dhe Letersise Gjermane janë në nje vizitë studimore, të organizuar nga Ministria e Arsimit në Vienë, në bashkëpunim me Komunën e Vienës si dhe me lektoren austriake në Universitetin e Prizrenit, Mag.Martina Drescher. Ata vizituan Biblioteken Kombëtare të Vienës, Kaiserappartaments, Sisi Muzeum, Parkun e bukur të Belvederes, Kathedralën e famshme të Vienës, Teatrin popullor- Volkstheater, Karlskirche, Prater-in dhe shumë vende të tjera me rëndësi të vecantë kulturore për Vienën. Studentët tanë jane gjithashtu së bashku edhe me një grup studentësh nga Franca, ku gjithashtu po i shkëmbejnë përvojat e tyre gjatë jetës studimore. Njekohësisht e falenderojmë shume lektoren austriake Mag. Martina Drescher per organizimin  e vizitës së parë studimore për studentët e këtij departamenti, vizitë kulturore dhe shumë e nevojshme për studentët tone. Përvojën e marrë nga kjo vizitëdo ta bartin te studentët e tjerë dhe vizitat e tilla do të bëhen traditë e Departamentit të Gjuhës Gjermane në Universitetin  “Ukshin Hoti” në Prizren

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas