Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Dekani Millaku ndau mirënjohje për lektorës austriake Mag. Martina Drescher

19 Qershor 2019 Sot Dekani i Fakultetit të Filologjisë Prof. asoc.dr. Shkëlqim Millaku së bashku me shefin e Degës prof. ass.dr. Ilir Krusha në bashkëpunim me prof. asoc. Izer Maksuti dhe prof. ass. dr. Kimete Canaj nga Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane ia dhuruan mirënjohjen lektorës austriake Mag. Martina Drescher për kontributin e saj tre vjecar në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në fushat e Metodikës, Didaktikës dhe Praktikës prfesionale në shkolla.
Mag. Drescher u falenderua për punën e saj të palodhshme dhe kujdesin e saj ndaj studentëve të gjuhës gjermane si dhe kontributin e saj për bashkëpunim me shtetin e Austrisë dhe Ambasadën Austriake, ajo u falenderua për hapjen e bibliotekës austriake “Österreich Punkt” për angazhimin e saj në bashkëpunim me kolegët e Degës së Gjuhës Gjermane, Universitetin e Wien-ës, Universitetin e Graz-it, Universitetin e Innsbruck-ut në pasurimin e bibliotekës austriake me 4600 libra si dhe organizimin e vizitës studimore për 14 studentët e gjuhës gjermane në qytetin e Vienës. Ajo u falenderua edhe për kontributin e saj në arritjen e marrëveshjes për praktikë profesionale të studentëve në Gjimnazin “LOYOLA”.
Mag. Martina Drescher e falenderoi Dekanin dhe tërë stafin akademik dhe administrativ për përkrahjen dhe ndihmën e tyre gjatë punës së saj në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, që pa ndihmën e tyre nuk do të mund ti arrinte të gjitha këto suksese, të cilat janë suksese të përbashkëta për ngritjen e cilësisë në arsim në Kosovë.
<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas